I doli emri në përgjimet e BILD, reagon kryebashkiaku i Shijakut: U befasova – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I doli emri në përgjimet e BILD, reagon kryebashkiaku i Shijakut: U befasova

16:10 | 05/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani ka reaguar lidhur me publikimin e audiopërgjimeve nga gazeta “Bild”. Një ndër audiopërgjimet është dhe biseda mes Astrit Avdylaj dhe Ardian Kokomani.

Në një lidhje telefonike për RTV Ora ekskluzive, Kokomani u shpreh i befasuar duke thënë se nuk ka komunikime të këtij karakteri.

“U befasova. Unë e di që nuk kam komunikime të këtij karakteri. U befasova. Bëri mirë e lexova dhe vetë. Duhet ta kuptoni vetë se kryetarin e bashkisë së Shijakut e marrin në telefon dhe u thonë që nesër është në takim me kryetarin e bashkisë së Durrës, apo drejtuesin tonë të qarkut dhe deputetin e Shijakut. Janë dy figura të cilat një kryetar bashkie nuk mund ti anashkalojë kurrë. Nëse bëhet fjalë për takime. Nëse e analizoni telefonatën dhe mënyrën si zotëria në fjalë shprehet që duhet të vini me patjetër do të thotë që njeriu nuk e ka pasur aksesin drejtëpërdrejtë të merret me mua, kryetarin e bashkisë së Shijakut . Nëse bëhet fjalë për aksese të tilla. Nëse bëhet fjalë për zotin Ndraxhi është një ndër njerëzit me figurën më të mirë të Shijakut.Unë jam kryetari i bashkisë së Shijakut dhe nuk kam qenë as drejtues i shtabit elektoral të Shijakut kur bëhet fjalë për zgjedhjet e 2017 por dhe nuk jam njeri që vë apo heq emra nëpër lista kandidatësh, kryetarësh apo anëtarësh. Nuk jam unë njeriu sepse ne funksionojmë që PS ka drejtues qarku që merr konkluzionet dhe kush do të jetë kandidatura më e mirë për tu vënë”, është shprehur Kokomani.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Ju keni pasur dijeni se Avdylaj është person me precendentë penalë?

Ardian Kokomani: “Ju e kuptoni se nuk ka akses tek mua ai njeri. Ai më thotë se nesër kam takim me X dhe X dhe duhet të jesh dhe ti. Me drejtuesin e qarkut, me zotin Dako dhe deputetin e zonës unë jam i detyruar ta takoj ditë dhe natë.

A mund të jepni detaje mbi atë që keni komunikuar në këtë takim?

Ardian Kokomani: Pak më parë i thashë dhe një gazetari tjetër, me 99.99 % nuk jam takuar. Nuk jam takuar kurrë.

A keni njohje personale me Avdulaj?

Ardian Kokomani: “Unë i njoh dhe babën atij. Ne kemi lindur këtu. Këto jetojmë. Unë njoh të gjithë mbi 60 % të komunitetit të Shijakut sepse ne jemi banorë autoktonë dhe pozicionin që kam. Unë i njoh të gjithë. Mund të ngatërroj emrat por mbiemrat e të gjithë fiseve i di dhe ku banojnë. Nuk ka lidhje me këtë.

A është e vërtetë që ju ka dhënë mbështetje Avdulaj gjatë fushatës elektorale?

Ardian Kokomani: Absolutisht. Në fushatën time personale, që unë kam kandiduar para 4 vitesh, Astrit Avdylaj bashkë me të tjerët kanë qenë të privuar nga liria. Nuk ka qenë pjesë e fushatës time elektorale.

 Si e shpjegoni faktin që ai lobon për të futur emrin e Ilir Ndraxhit në listë i cili rezulton ka hyrë në listë dhe është renditur në vendin e 4?

Ardian Kokomani: Nuk jam unë njeriu faktor që vë emra apo heq emra nga lista. Janë të tjerë njerëz. Unë jam kryetar bashkie dhe krye funksionin e tij

PS ka zgjedhur një tjetër kandidat për kryetar bashkie të Shijakut, Pse nuk rikandiduat?

Ardian Kokomani: Nuk e gjetët ende arsyen?! Një nga arsyet mund të ishte dhe kjo. Nuk kam lidhje me asnjë njeri . Unë i shërbej qytetit tim. Kur bëhet fjalë në një takim vjen drejtuesi i qarkut dhe deputeti i zonës nuk mund ta refuzoj takimin. Paçka se nuk kam qenë në atë takim. Në telefon kurrsesi. Sespe telefonata është një fragment dhe mund të thotë po ose jo.

Po ju i keni dhënë detaje?

Ardian Kokomani: Nuk ka asgjë të keqe. I kam dhënë detaje që në filan ditë kur është për tu takuar kisha dhe një axhendë tjetër. Me njëmijë përqind nuk kam shkuar sepse axhenda ime ka qenë ndryshe.

A jeni thirrur në prokurori ose në polici për këtë çështje?

Ardian Kokomani: Nuk ka një orë që e kam marrë vesh në tv dhe jam ballëlartë.

Duket sikur Avdulaj është organizator i takimit ku do të ishte prezent kryetari i bashkisë por dhe deputeti. Duket sikur është organizator i PS-së në Durrës, si është e vërteta.

Ardian Kokomani: E vërteta është që në fushatën e 2017 unë si kryetar i bashkisë, si individ kam dalë me zotin Ndraxhi në çdo fshat dhe në çdo lagje e zonë të bashkisë time dhe kam bërë fushatën elektorale tek pull me këtë njeri. Nuk kam pas asnjë lidhje me këto emra.

Etiketa: Ardian Kokomanibanda e avdylajveKryetari i bashkisë së Shijakut

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
VOA për përgjimet e BILD: Dako njohje më shumë se rastësore me Avdylajn dhe me të dënuarin për vrasje

VOA për përgjimet e BILD: Dako njohje më shumë se rastësore me Avdylajn dhe me të dënuarin për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com