Ditën e djeshme është raportuar se një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës. Automjeti ishte në pronësi të shtetases A.K.
Ditën e sotme, mësohet se autori i ngjarjes rezulton se është djali i pronares së mjetit, 23 vjeçari K.K.
Sipas policisë, autori ia ka vënë mjetin nënës së tij për motive të dobëta.