Një 32-vjeçar nga Kazakistani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Muriqan. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A.K, 32 vjeç lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani. Mësohet se ndaj 32-vjeçarit, Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani caktoi masën “arrest me burg” për veprën penale “shkelje e ligjit për narkotikët”.
“Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit kufitar, me qëllim kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.”-njofton policia.