Një 28 vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetëshëm për vrasje ka rënë në prangat e policisë gjermane me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Arrestimi i tij u bë mesditën e 20 korrikut 2019, pasi u konstatua se ishte duke udhëtuar me telefon në dorë.
Pas kontrollit të ushtruar nga autoritetet vendase, u zbulua se ndaj 28-vjeçarit, i cili ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedes” ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar i autoriteteve kosovare për vrasje.