Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar me inicialet L.B., të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burg për tentativë vrasje.
Mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Ancona, me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.
Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.