Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Budapest kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, fituese sërish e zgjedhjeve parlamentare.
Protesta vjen 6 ditë pasi Partia Fidesz fitoi 2/3 e vendeve në Parlament. Ajo u organizua nga një grup në Facebook që quhet “Ne jemi shumica”. Ata që morën fjalën thanë se “Orban vodhi zgjedhjet” dhe shtuan se “korrupsioni karakterizon qeverinë e tij”.
Duke parë numrin e madh të personave që iu bashkuan kësaj proteste, është njoftuar një tjetër protestë fundjavën e ardhshme.
Sipas BBC, ishin rreth 100 000 njerëz të pranishëm në demonstratën kundër Orbanit. Ata mbanin në duar flamuj hungarezë dhe të Bashkimit Europian.
Edhe pse kishte një numër të madh policësh në këtë protestë, nuk ndodhi asnjë incident.
Viktor Orban është një euroskeptik i madh dhe fushata e tij konsistonte në platformën kundër emigrantëve.
Pse, si do rrije Soros..duarkryq?!