Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar një tjetër grua në kabinet. Bëhet fjalë për Enkelejda Muçajn, të cilës i është besuar posti zëvendësministres të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ajo ka qenë deri në qershor të këtij viti në postin e Avokates së Shtetit, teksa ka mbrojtur shtetin në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti në Arbitrazh që Shqipëria e humbi.
Muçaj ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.
Ajo gjithashtu u ka ofruar ekspertizë autoriteteve të qeverisë shqiptare në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin ndërkombëtar të pronësisë intelektuale.