Humb jetën nga COVID-19, mësuesi i matematikës në shkollën “Haxhi Sheh Shamia”, Gazjon Rusi, i cili prej disa ditësh ndodhej i intubuar në spitalin COVID-2 në Tiranë.
Gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar prej disa ditësh, dyshohet se ai është infektuar në spitalin e Shkodrës, pasi ka shkuar të vizitojë një prej vajzave të tij. Mësohet se 39-vjeçari është baba i tre fëmijëve të mitur.
Raportohet se 39-vjeçari kishte astmë të fshehur, gjë e cila ka rënduar edhe me tej gjendjen shëndetësore të tij.