Një i burgosur 53-vjecar ka humbur jetën në Tiranë. Mësohet se viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt.
Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez. Ai vuante dënimin në burgun e Elbasanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore u dërgua në spital në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi të mbijetojë.