Humb betejën me COVID-19 mjekia endokrinologe Valentina Lile. Dedikimi i mbesës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humb betejën me COVID-19 mjekia endokrinologe Valentina Lile. Dedikimi i mbesës

13:30 | 20/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Një tjetër humbje është shënuar në radhët e bluzave të bardha nga koronavirusi në vendin tonë.

Raportohet se mjekja endokrinologe Valentina Lile, nuk ja ka dalë që të fitojë betejën me Covid 19.

Lajmi është bërë i ditur nga mbesa e saj Orilda Kalami në një postim në rrjetet sociale të cilën bën me dije se është ndarë nga jeta mjekja endokrinologe.

Read more

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Mos jepni të dhëna personale –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Postimi i plotë

Flama e copëtoi dhe familjen tonë. Një mjeke endokrinologe më pak për Shqipërinë, një vend bosh në familjen tonë, në zemrat tona.
Dr. Valentina Lile, halla ime e dashur, humbi betejën e tmerrshme dhe plot vuajtje me Covid.

Halla jonë gojëëmbël me të gjithë, doktorresha e apasionuar pas leximit dhe studimit, që nuk humbiste asnjë konferencë ndërkombëtare, që punonte dhe ishte aktive, shoqëroi dhe kuroi me buzëqeshjen, qetësinë, mirësjelljen e saj shumë pacientë, që sot janë të hidhëruar bashkë me ne.
Mes lotësh ne pëcjellim një njeri të dashur: Babi im, halla Leta dhe xhaxhai, zemërthyer sot shkëpusin një pjesë të shpirtit, motrën e tyre. Iliri me Albanin humbën mamën e shtrenjtë, gruan e rrallë që dha dhe bëri çdo gjë për ta.
Sot familja jonë e madhe humbi njeriun e shtrenjtë, që i ndihmoi të gjithë pa u kursyer, me zemrën flori, me bujarinë e pashoqe.

Personazh i familjes sonë, shoqe dhe mike e dashur, kolege e nderuar mes mjekëve.
Kaq e pabesueshme dhe e rëndë kjo që i ndodhi familjes sonë, kaq të pafuqishëm ne për ta ndihmuar hallën tonë.

Një ikje e padrejtë, e parakohshme, një dhimbje e papërshkrueshme, një humbje e madhe.
Kur një mjek ikën, humbet e tërë shoqëria. Me ikjen e doktorreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës. Sa pacientë ka ndjekur, sa ka shëruar, sa e kanë uruar. “Vali të shëron me fjalë” thoshte nëna jonë.

…
Halla. Kur unë isha e vogël, gërshetin tënd e kisha model. Plotësoja recetat e tua dhe luaja si doktorreshë, se doja të bëhesha si ti. Ti, model i shijes për të bukurën, sqimatare në çdo fushë, zonjë e prezencës dhe qytetarisë.
E mençur dhe mendjehapur, plot humor dhe me batuta, e veçantë në çdo gjë, halla Tina… sa shumë qeshnim e i ngacmonim të gjithë kur bëheshim bashkë e shisnim mend (kur unë të imitoja “o zeeemëëër”)…

Kur një mjek ikën, humb e tërë shoqëria, kur një i afërm ikën, copëton zemra. Gjyshi të deshi kaq shumë sa të mori pranë vetes në ditën e baballarëve.
Qofsh e paharruar halla Tina dhe e paharruar do të jesh, pjesë e fëmijërisë sime, gjaku im, krenaria jonë.

Etiketa: KoronavirusiMjekja endokrinologeValentina Lile

Të Lidhura

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:52 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:46 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

nga 27
14:42 | 14/03/2026
0

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

nga 27
14:22 | 14/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të shtunën se është e gatshme ta ndërmjetësojë...

Para
COVID-19 i mori jetën. Kreu i shtetit: Dhimbje e trishtim për Gjeneral Sallakun

COVID-19 i mori jetën. Kreu i shtetit: Dhimbje e trishtim për Gjeneral Sallakun

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:52 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:46 | 14/03/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

14:42 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:22 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:20 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Mos jepni të dhëna personale –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –
  • Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com