Policja 11888 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policja 11888

15:16 | 15/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Frrok Çupi

Po të mos ishte e veshur me uniformën e policisë, ndoshta do të arrija të sillja disi portretin e saj; por kështu siç e njoha sot në mëngjes, “vizatimi” është shumë i vështirë… Një vajzë brune- thuajse; me një të folme si mes Librazhdit dhe Lurës; me një fjalor dhe qasje të pagdhendur mirë… Po të mos kishte veshur uniformën e Policisë, me siguri do të mund të sillja një portret më të imtë, por ky nuk është as faji im as i saj. Edhe ajo do të donte të kishte përdorur ndonjëherë “beauty’s salons”, ose edhe parukeri të thjeshta…

Por, ja ku është. Numri i saj është 11888. Rruga “Asim Zeneli”, në Tiranë, porta e ambasadës së “Qatar”-it, që deri dje ishte restorant ku të shpifej kuzhina. Zonja 11888 e ka bezdi t’i shikosh numrin  “inventarit” policor që mban në gjoks. Emrin nuk ta tregon- jo e jo; nuk ta tregon sikur të shembet “Ura e Morandit”!, por edhe numrin e fsheh. As ai polici tjetër i Rrugores, nuk pranon ta thotë emrin. Ky nuk ka nevojë ta fshehë numrin, sepse numri i rri gjithnjë i fshehtë në një “kanal” që i krijon bluza; është aq i thatë, i thatë- i thatë, saqë numri fshihet në çdo lëvizje bluze… Por edhe ky është “zeher”, i hidhët, arrogant; era e merr- por edhe shumë “trim”. Ky ka të drejtë të jetë kështu, sepse veç armës, papritur i kanë dhënë edhe një kolege që ta ruajë… Mes kolegëve të policisë Rrugore ka “stories” pa fund që dalin në media (sidomos në JOQ), dhe unë e kuptova pse djaloshi ishte aq “zhapik” i hidhët para civilëve…

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Po të mos kisha thërritur nr. 126 të Policisë Rrugore ( fiks në ora 8:54), këta të dy nuk do t’i kisha njohur, madje do të jetoja me “injorancën” se “policia mbron ligjin”. Bëra një provë, nëse Policia e çmon të drejtën apo jo…, por më doli se polici është dhunuesi më i madh i të drejtës. Llahtar! Ngjarja, në dukje, nuk ishte ndonjë krim i llahtarshëm, si për shembull “drogë ose vrasje”…, por në sensin e raportit individ- shtet, ishte më keq, një ferr.

Ja shkallët e ferrit policor:

Para restorantit që është kthyer në “ambasadë” po parkoja makinën. Del një polic e bën me shenjë “jo!”. -Po pse? – Se është ambasada e Katarit këtu? – E pastaj!?, nuk ka asnjë sinjal policor se këtu ndalohet parkimi…- Epo është Katari, jam unë, nuk shikon?..

Në rrugë kishte vënë disa tabela të shkruar vetë, por jo sinjale policie. Në rrugët e Tiranës dalin me dhjetëra njerëz, policë ose civilë, që venë një bidon në rrugë dhe të thonë “lekët, e kam zënë vetë”. Edhe në rrugët e vendit- sa plaçkitje ka nga njerëz që thonë “jam polici”! Rasti këtu- kështu m’u duk…

Shkalla e dytë:

A e di Policia Rrugore si bëhet ky krim?… Thërrita 126-ën dhe dërguan vajzën police që shoqërohej nga djali i thatë.  E pyes: “Kur nuk ka sinjale legale, a mund të ndalohet individi të ushtrojë lirinë e tij?”. Vajza nuk dinte asgjë nga këto nocione, as nga fjalori i ligjit. Leshrat e pa hequra në vetulla e bënin më të frikshme. Djali i thatë mbante dorën në pistoletë dhe bënte grimasa nervoze.

-Këtu ka masa sigurie!”, bërtiste policja 11888. –Kush i ka caktuar masat!- pyeta. –Atë e dimë ne!- tha. –A mund të vihet ndonjë informacion legal me simbole shteti mbi këto ‘masa sigurie’? e pyes…

Jo!

Shkalla e tretë:

-Po të shikosh polic, mos guxo të pyesësh më gjatë!- tha 11888. – Ke parë atë policin aty?, kalo pa u vënë re- tha prapë 11888 me vetulla shumë të trasha. – Polici i ka të gjitha të drejtat mbi individin, pavarësisht nga ligji!- pyes. – Çfarë ligji more…, polici e di…, tha – Po mirë- i them- ti je këtu në rrugë…, zoti mos e dhëntë, por të mbushet mendja të vesh dorën në kobure e të vrasësh dikë… A ke të drejtë ta bësh këtë vetëm pse je police?… “Po – tha 11888- dhe menjëherë e hëngri fjalën: Po pse ta vras…, ça thua more?!”.

U ngatërrua dhe prapë mblodhi vetullat e trasha. Ndërsa ai i thati- i thati,  me zor mbante nervat dhe pistoletën…

Ja kjo ishte ngjarja monstruoze në mes të Tiranës…

Atëherë rrathët e fundit të Ferrit:

Ti ankohesh në Polici, pse një polic shkel ligjin dhe të drejtën e individit! Të jesh i sigurt se Policia është dhunuese e individit dhe mburojë e policit fajtor. Policia nuk tregon shenjat identifikuese as emrin e policit, ndërsa individit i kontrollohen xhepat..

E dyta:

Po të jetë një ambasadë, aq më shumë ambasadë e një vendi Islamik si Qatari, Policia të dhunoi pa pyetur nëse ‘ke lek në xhep apo jo’. Policë të marrë i japin hije të keqe vendit sikur këtu ka vetëm terror dhe duhen mbrojtur ambasadat nga çdo individ shqiptar. Po na tregon bota me gisht si servilë të të huajve, qoftë edhe Qatar-akë.

E treta:

Dy policë të paushqyer mirë, minorë e të pa shkollë, guxojnë e shkelin kaq keq mbi individin. Këta as janë policë të drogës dhe as ‘të fortët’ e lagjes. Megjithatë guxojnë e shkelin gjithë të drejtën… Por kjo është më e rënda: Edhe një polic kaq ‘maçok’ guxon e kopjon në distancë sjelljen kriminale të ‘dacit’ që trafikon drogë dhe njerëz… Do të thotë se mizerabiliteti ka hyrë në gjithë kockën e shtetit; që nga ‘i forti’ deri te ky… i thatë, i thatë…

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
I qënka “copëtuar zemra” udhëheqësit për tragjedinë e Genovës!

I qënka “copëtuar zemra” udhëheqësit për tragjedinë e Genovës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com