Hoze Murinjo mund t’i rikthehet shumë shpejt trajnimit.
Portugezi, sipas raportimeve të mediave britanike, është shumë pranë një marrëveshjeje me Mançester Junaited.
Ai mund të marrë drejtimin e ekipit pa pritur përfundimin e sezonit.
Kjo, duke parë faktin se Junaited nuk po ecën mirë dhe ka paqëndrueshmëri rezultatesh, por dhe loje, nën drejtimin e Luis Van Gal.
Kontrata e këtij të fundit me Junaited përfundon në fund të sezonit, por drejtuesit e klubit duket se do ta largojnë më parë.
Edhe pse një trajner që krijon probleme, sidomos në marrëdhëniet me lojtarët, Hoze Murinjo është parë si njeriu i duhur për ringritjen e Junaited, që është në krizë që prej largimit të Aleks Ferguson.