Një dokumentar i Beyonce do “pushtoj” Netflix-in javën e ardhshme.
Kengëtarja me famë botërore do të sjellë për të gjithë fansat e saj “Homecoming” më 17 prill.
Lajmin e bëri të ditur vetë gjigandi Netflix i cili e konsideron dokumentarin si një vështrim intim në performancën historike Coachella 2018.
Kjo performancë ishte inspirim për shumë kolegje dhe universitete amerikane.
CNN zbulon se filmi do jetë me intervista të sinqerta bazuar në jetën dhe qëllimet e fuqishme pas vizioneve të saj.
Këngëtarja që fitoi çmimin në Grammy bëri histori në Coachella si gruaja e parë me ngjyrë që titullon festivalin vjetor.