Historianët grekë për Çamërinë: Ku keshëm djepët, duam të kemi dhe varret! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historianët grekë për Çamërinë: Ku keshëm djepët, duam të kemi dhe varret!

09:24 | 24/11/2016
në Uncategorized
0

1945/ Historiani grek Zhongo: Sikur shqiptarët e Çamërisë të ishin vrasës dhe kriminelë do të ishin zhdukur të gjithë fshatrat e krishterë të kësaj krahine.

Një ndër momentet historike të regjistruara në kujtesën e popullsisë çame, por edhe asaj greke, është ajo e vitit 1941,  mbledhjet e Koskës dhe Spatarit. Ishte koha, kur vendi ishte pushtuar nga nazi-fashistët dhe nevojitej një bashkëpunim mes dy komuniteteve të krahinës së Çamërisë për të administruar situatën tejet të rënduar. Komuniteti mysliman dhe ai i krishterë, organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar, ku u mblodhën njerëzit më me ndikim në krahinë (nga paria e Çamërisë) si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë. Ata punuan me përkushtim për të krijuar mirëkuptim midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare për të treguar maturi dhe përmbajtje, për t’u distancuar nga rrugët që sillnin krim dhe kaos. Ky është fakt historik i publikuar nga vetë historianët e shkrimtarët grekë.

cameriTë gjitha argumentet e palës greke kundër Çështjes Çame, bazohen tek fallsifikimi i historisë, kur ata qëllimisht akuzojnë popullsinë çame si bashkëpunëtore të nazizmit. Por, e kundërta është e vërtetë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Jo vetëm që popullsia çame nuk ka asnjë lidhje me nazizmin e fashizmin, por dokumentet historike na ofrojnë një tjetër version nga ai i historisë që na tregon prej dekadash shteti grek.

Ka historianë grekë që kanë shkruar fill pas genocidit grek ndaj Çamërisë. Sipas historianëve grekë, ka qenë pikërisht Napoleon Zerva, persekutori i popullsisë çame, i cili bashkëpunoi me nazizmin. Pak ditë më parë, 27.al publikoi dëshmi të pakundërshtueshme të ish-gjeneralëve amerikanë me origjinë greke që patën vërtetuar në Senatin Amerikan bashkëpunimin e Zervës me nazistët gjermanë.

Në këtë shkrim që publikojmë sot do të paraqesim gjithashtu dëshmi të shkrimtarëve e historianëve grekë që flasin për ngatërresën e madhe që shteti grek i çdo kohe, është përpjekur të bëjë me popullsinë çame. Është historiani grek,  N. Zhongo, i cili ka shkruar “Anglikos” në vitet 1940-1945. Janë dëshmi të marra nga ai botim, të shkruara në atë kohë kur ngjarjet ishin të freskëta, sapo kishin ndodhur. Në dëshmitë e këtij historiani, i cili i referohet historisë që kishte jetuar vetë, por kishte për dëshmitarë edhe historianë të tjerë, amerikanë e anglezë, me të cilët punoi për të arritur në këto përfundime. Është fakt se persekutimi i popullsisë çame, nuk filloi dhe nuk ka lidhje me pushtimin e Greqisë nga nazistët gjermanë apo fashistët italianë. Bazuar në këtë argument, historiani grek thekson se persekutimi grek ndaj çamëve nisi në vitin1913, kohë në të cilën Çamëria iu aneksua Greqisë, në bazë të vendimit të Konferencës së Londrës. Historiani grek, analizon kohën e sundimit të Greqisë nga qeveria fashiste e Metaksait, e cila në përpjekje për të zhdukur çdo gjë që evidenton identitetin shqiptar të trevës së Çamërisë, ndryshoi emrat shqiptarë të fshatrave si: Spatar, Galbaqi, Picari, Varfanji, Arpica, me emrat grekë respektivisht: Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotamos, Perdhika duke bërë njëkohësisht dhe kolonizimin e tyre me grekë të ardhur nga pjesët malore të rrethinave të Janinës, me vllehë e të tjerë, duke punuar për të ndryshuar përbërjen demografike të popullsisë. Popullsia çame u persekutua, u masakrua u përçudnua nga fashistët grekë. U vranë e u masakruan mijëra burra, gra e fëmijë çamë, ndërkohë që mijëra të tjerë u çuan në internim.

cameri3

Në verën e vitit 1941 kur çamët u kthyen nga internimi, gjetën shtëpitë të shkatërruara dhe të plaçkitura, familjet e tyre të masakruara. Situata ishte shumë e rënduar, jashtëzakonisht e rënduar. Megjithatë, këtë traumë të rëndë dhe të paparë që pësuan çamët, për çudinë e të gjithëve dhe në veçanti të autorëve dhe aktorëve të kësaj tragjedie, çamët nuk u hakmorën.

“Myslimanët me llogjikë dhe mençuri nuk iu drejtuan kurrë mërisë dhe hakmarrjes ndaj të krishterëve të pafuqishëm, përkundrazi fshatarët myslimanë të fshatit Varfanj dhe Salicë shkuan në fshatin Kastrizë të Gumenicës për t’u kërkuar të krishterëve në mënyrë paqësore gjënë dhe plackat që u kishin grabitur të krishterët” (Historian grek N. Zhongo,Anglikos, 1940-1945, Vëll.I.)

Ndërkohë, shkrimtari grek L. Sarras shkruan: “…të krishterët e Kastrizës gjetën tek myslimanët e fshatrave kudo në Çamëri mbrojtjen, besën dhe mikpritjen bujare. Çamët u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkarisht gjendjen e rënduar të krijuar nga pushtuesit e rinj gjermanë.”

Në situatën e rënduar nga pushtimi fashist i vendit, për administrimin e vendit, për të parandaluar mosmarrëveshjet dhe për të siguruar bashkëpunimin e bashkëjetesën e dy komuniteteve myslimane dhe të krishterë, u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar nga njerëz me më ndikim në krahinë (nga paria e Çamërisë) si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë. Ata punuan me përkushtim për të krijuar mirëkuptim midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare, për të treguar maturi dhe përmbajtje, për t’u distancuar nga rrugët që sillnin krim dhe kaos.

cameri9

Shqiptarët myslimanë të Çamërisë nuk mund të akuzohen si vrasës, grabitës dhe kriminelë. Grekët që kanë bashkëjetuar me shqiptarët myslimanë të Çamërisë nuk e bëjnë dhe nuk pranojnë akuza të tilla dhe këtë e pasqyron më së miri historiani grek Zhongo, i cili në një nga veprat e tij shkruan:

“Sikur shqiptarët e Çamërisë të ishin vrasës dhe kriminelë do të ishin zhdukur të gjithë fshatrat të krishterë të Çamërisë që ishin rreth fshatrave myslimane.” (Zhongo, “Anglikos qe ethniqiantistosi…” vëll I-fq.146)

Biografët e Zervës si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në rradhët e rezistencës antifashiste greke në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it duke treguar të dhëna se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë.

Në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë Batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator të vitit 1943 luftën e famshme 45 ditore të Konispolit kundër gjermanëve.

Në veprën e historianit Zhongo dhe shkrimtarit L. Sarras e gjen të përsëritur shprehjen lapidar të Çamërisë, si thirrje që vjen ndër breza: “Ku keshëm djepët, duam të kemi edhe varret”.

Etiketa: Historiani grek ZhongoIsuf IzetiJasin SadikuKoskëMusa Demiparia e ÇamërisëShuaip LlajoSpatar

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Idrizi: Rama nuk tha as më shumë e as më pak, por të vërtetën

Idrizi: Rama nuk tha as më shumë e as më pak, por të vërtetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com