Historia e njeriut që ndërtoi i vetëm një kishë në moshën 82-vjeçare, në Pukë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e njeriut që ndërtoi i vetëm një kishë në moshën 82-vjeçare, në Pukë

17:25 | 15/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Eduard Alia

Nga fillimi i këtij viti bëri bujë historia e një burri në Spanjë i cili kishte dedikuar gjithë jetën e tij për të ndërtuar një katedrale i vetëm. Ishte një histori përtej së zakonshmes që ia vlente për vëmendjen e medias botërore. Megjithatë, mua më bëri të kujtoj se një mjeshtër në moshë në fshatin tim ka përfunduar një kishë fillikat i vetëm por pa marrë (e pa pritur) vëmendje nga mediat.

Vendosa që kur të bëj vizitën e radhës në Kryezi të Pukës do të ndaloj e t’i bëj respektet njeriut që ndërtoi një kishë me duart e veta. Në njëfarë mënyre isha edhe kurioz të kuptoj motivimin e tij për këtë vepër.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ylli Rrapi, një burrë i vogël por shumë i fuqishëm, tashmë 86-vjeçar por ende plot energji, u paraqit tek vepra e tij një ditë vjeshte plot diell. Ishte i veshur bukur, me mustaqe e kapele siç i ka hije një zotërie të moshës së tij në këto anë dhe i qeshur si gjithmonë. Ylli është mjeshtër i përkryer – kryesisht mjeshtër i gurit por edhe me talente të tjera.

Përgjatë një karriere prej afro 70 vjetëve, ai ka ndërtuar më shumë së 100 shtëpi banimi. Kisha është një ndër projektet e tij fundit përgjatë kësaj karriere kur ai ishtë në moshën “e re” 82-vjecare. Unë e njoh shtrëngimin e fortë të dorës së tij që në fëmijëri dhe është mbresëlënëse që ajo dorë vazhdon të jetë po aq e fortë.

Me plot zell Ylli më tregoi rreth e rrotull objektit, sfidat përgjatë ndërtimit e detajet historike të kishës. Edhe pse është dashur të rindërtohët nga themelet, kisha i përmbahet traditës së ndërtimit të Shqipërisë së Naltë, por në veçanti ngjall kureshtje simbolika e saj.

Dritaret nga jashtë ndjekin stilin gotik me një kulm të mprehtë, kurse nga brënda dritaret janë në formën e harkut romak. Unë nuk jam specialist i fushës por më ngjason deri diku me kishën e vjetër të Vaut të Dejës, që shqiptarët mbase e njohin nga kartmonedha prej 10-mijë lekësh (të vjetra).

“Ka qenë një kishë këtu që ishte e shenjtë si për katolikët si për myslimanët e kësaj zone”, shpjegon Ylli.

“Komunistat e shkatërruen bashkë me lisat e qarrat shekullor për të krijuar një dylym tokë më shumë për kooperativën”.

Mësoj që lisat e vjetër të qarrit konsideroheshin si monument kulture.

Thuhet që kisha e vjetër qëndronte aty që prej më shumë se 800 vjetësh. Relacioni i Frang Bardhit i vitit 1637 e përshkruan këtë kapelë bashkë më lisat e mëdhenj. Yllit i është dashur të bëjë kompromis me shumë gjëra por në shumë detaje ai i ka qëndruar besnik historisë.

Me shumë kujdes ai i ka gjurmuar gurët e kishës së vjetër tashmë nëpër mure mbajtëse të arave përreth ose të varrosur në dhe nga dekadat duke i pastruar për t’i vendosur në cakun që ju takon. Dritaret janë një shembull. Por gjëja më mbresëlënëse janë dy gurët e qoshes që mbajnë mbi shpatulla harkun sipër portës në hyrje të objektit. Njëri nga këto mbart shenjën e kryqit, tjetri mbart një “X”.

Ylli thotë që këta gurë “tregojnë sa e vjetër është kisha”. Pas pak hetimeve nëpër internet konfirmova që shenja “X” përdorej në kishat e hershme bashkë me kryqin.

Në një vend si Shqipëria ku historia pak respekt gjen, të bëhet zemra mal kur sheh që këto detaje të rëndësishme nuk i shpëtojnë syrit të mjeshtrit.

Ylli më shpjegon që kjo kishë e dedikuar Shën Prendës [Venera, Veneranda] ka një vend të veçantë në këto anë sepse këtu vinin e luteshin njerëz që kishin probleme me lindjen e fëmijëve, përfshi edhe myslimanët.

“Për sa kohë që mbaj mend unë” – thotë Ylli, “këtu nuk është varrosur kush”. Lidhja më Shën Prendën e problemeve të fertilitetit të bën të kuptosh pse kisha është e rëndësishme si për myslimanët, ashtu edhe për katolikët.

Përveç kishës së Shën Prendës, në Kryezi ka dy kisha të tjera e dy xhami. Harmonia fetare është për tu marrë shembull si kudo në Shqipëri. Ylli më duket besimtar po nuk është nga ata njerëz që ia dedikojnë jetën fesë siç ishte shembulli i spanjollit që përmenda në fillim të këtij shkrimi.

E pyeta se cfarë e motivoi atë për t’i hyrë kësaj pune me gjithë ato shpenzime. Ylli shpjegon që “ky monument u prish nga regjimi [komunist]. E kam ndërtuar që ta gëzojnë brezat që vijnë, këtu e 800 vjet të tjera”.

Qartazi, Ylli e ka bërë gjithë këtë punë për t’i rikthyer komunitetit diçka që më parë i ishte privuar nga diktatura – mbase besimi ka një rol dytësor këtu. Më duket se Ylli ndërtoi këtë ‘tempull’ për të sjellë njerëzit së bashku, nëpërmes sharmit mistik e historisë së cilës nuk i njihet pikë-nisja.

Po për sa i përket brezave që do vijnë? Djemtë e nipat e Yllit jetojnë e punojnë në Itali, ata do ta gëzojnë kishën pak ditë në vit. Fatkeqësisht, Liza (gruaja e Yllit) nuk është më në mes nesh. Ylli jeton i vetëm në një kullë 3.5 katëshe që mund të ishte pallati i ndonjë aristokrati (të cilën ai e ka ndërtuar vetë, natyrisht). Një njeri i vetëm. Një njeri për të gjithë. A nuk do të thotë kjo që gjesti i tij është një altruizëm i pastër?

Kësaj vepre ai do t’i shtojë disa qiparisa (selvia) për ta quajtur të kryer. Edhe këto ai mendon t’i paguajë me pensionin e vet.

Mësova që familja e tij hapi dyert e shtëpisë (një kullë e vjetër e ndërtuar sipas traditës e cila qëndron edhe sot) për ta kthyer atë në shkollën e parë të fshatit në vitet ’30. Kjo më bën të besoj që në familjen e Yllit rrjedh një shpirt komunitar. Do kisha dashur që më shumë shqiptarë të jenë si Ylli e familja e tij.

I shtrëngova dorën e fortë edhe një herë këtij burri të vogël por punë-madh e shpirt-madh. Ndjehem i frymëzuar nga ky njeri që ndërtoi një monument për lirinë e ri-fituar, një tempull për komunitetin – në moshën 82-vjecare. Akti i Yllit është një gjest altruizmi komunitar i pashoq. Sikur më shumë njerëz nëpër botë të ishin si ai!

/Tema/

Etiketa: Eduard AliakishëkryeziPukeylli rrapi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pse Mogherini tha që 2018 është vit unik për Shqipërinë dhe rajonin?

Pse Mogherini tha që 2018 është vit unik për Shqipërinë dhe rajonin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –

18:38 | 11/01/2026
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

18:24 | 11/01/2026
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

18:08 | 11/01/2026
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

17:54 | 11/01/2026
VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –

VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –

17:42 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –
  • “Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –
  • Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –
  • (VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –
  • VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –
  • Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –
  • “Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com