Karim Benzema braktisi rrugët e Bron-Terrajos para 26 vitesh por ai ende e kujton kaosin e bukur të shtëpisë së tij në periferinë e madhe të Lionit.
“SunSport” ka udhëtuar në shtëpinë e sulmuesit të Realit, në klubin ku bëri hapat e parë. Ylli francez ishte një djalë i ndrojtur dhe i dobët, i cili mbytej nga zhurma e motorëve dhe sirenave në rrugët e lagjes.
Benzema ka jetuar 50 metra larg klubit të tij të parë, SC Bron-Terrajo, me 4 motrat e tij, 3 vëllezërit dhe prindërit në një bllok banesash sociale. Si shumë prej “banlieues” (periferive) të Francës, ndërtuar në vitet 1960 kryesisht për emigrantët afrikano-veriorë, ajo njihet si një zonë e krimit.
Frederik Rigole ka qënë trajneri i parë i Benzemasë në vitin 1995 dhe sot mësues i nipërve të tij, flet për sulmuesin francez duke thënë se ai ishte trupvogël dhe i dobët, vëllezërit e tij kishin më shumë muskuj dhe ishin më të gjatë. Ai tregon se Benzema nuk fliste dhe ishte shumë i ndrojtur, madje ende nuk flet shumë. Kur ishte i vogël thjesht luante futboll dhe mbante një top në duar. Madje kur ishte pak më i madh, rreth moshës 14-15 vjeç, kthehej dhe stërvitej vetëm përballë murit kur nuk kishte stërvitje.
Familja e madhe e Benzemasë i ka shumë prej pjesëtarëve të saj ende në zonën e mëparshme. Motrat e tij qendrojnë në anë të fushës për të parë fëmijët e tyre teksa stërviten por është e lehtë të dallosh nipërit dhe mbesat e tij, pasi mbajnë fanellat me numrat 9 të të sulmuesit me Realin.
“Sinqerisht nuk mund ta kishim imagjinuar që do të bëhej lojtari që është sot. E kam stërvitur me qejf, por nuk e dija që do të bëhej ylli që është sot”, -thotë Rigole.
Babai i tij Hafid ka emigruar në Francë nga e njëjta zonë verilindore e Algjerisë që ka qënë emigruar edhe prindërit e Zinedin Zidanit ndërsa mamaja e Benzemasë, Vahida ka lindur dhe është rritur në Lion. Ata vendosën të jetojnë pas linjave të metrosë së Lionit në zonat e varfra ekonomikisht, por prindërit u kujdesën ta mbanin Benzemanë larg problemeve.
Kur ai u bë pjesë e ekipit të Lionit në 1997, ata i kërkuan klubit që të kujdesej që ta mbanin atë larg rrugëve. Mamaja e tij i kërkoi Lionit që Benzema të qëndronte atje, kështu që ai jetonte në qendrën stërvitore dhe nuk kthehej. Nuk donin të jetonte në Bron dhe e bënë për ta mbrojtur. Normalisht Lioni nuk e pranonte një gjë të tillë, sepse ata preferonin që dhomat t’ua jepnin fëmijëve që vinin nga larg, por për Karimin bënë tolerim.
Sipas Rio Ferdinand “Topi i Artë” duket të ketë së shpejti emrin e bomberit madrilen të shkruar sipër tij. Sulmuesi 34-vjeçar po kalon një formë fantastike dhe ndaj Mançester Sitit sot regjistron ndeshjen e 600-të me fanellën e Realit.
Benzema ka shënuar 15 gola në 11 ndeshjet e fundit dhe 44 në total këtë sezo dhe ka shënuar 9 gola që kur u rikthye me “Gjelat” përpara “Euro 2020”, edhe pse qytetarët e BronTerrajos nuk do ta harrojnë kurrë përjashtimin e tij.
Ata thonë se nuk e shihnin Francën kur luante, nuk u interesonte fare.
Në fund të sezonit, Karim Benzema pritet të ngrejë trofeun e katërt në kampionatin spanjoll përpara se të kthehet në Bron por ai është ende ai djali i qetë i rrugëve që lanë këmbët e tij të flasin.