Një 19- vjeçar ka mbetur i plagosur në plazhin e Potamit në Himarë.
Mësohet se 19- vjeçari, J.J, nga Himara është plagosur nga një gomone, e cila drejtohej nga 26- vjeçari N.T, banues në Tiranë.
Fatmirësisht 19-vjeçari, i cili është dërguar në spital është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.