Një tjetër peshkaqen ka rënë në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë, këtë herë në Himarë.
Peshkaqeni është i gjatë rreth 4 metra dhe peshon afro 412 kg dhe është i llojit “Dem”, nga peshkatarët cilësohet specie e rrezikshme.
Ky është peshkaqeni i dytë që kapet ditët e fundit në Shqipëri. Dy ditë më parë një tjetër peshkaqen u kap në brigjet e Durrësit, në 100 metra thellësi dhe me peshë 400 kg.