Një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij, në fshatin Tërbaç të Himarës.
Bëhet me dije se shtetasi me inicialet E.B, 35 vjeç, është gjetur i vetëvrarë nga familjarët e tij. Nga hetimet e kryera, dyshohet se personi ka patur probleme mendore kohët e fundit.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.