Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë në një kanal në Himarë një 66 vjeçar.
Policia sqaron se rreth orës 07:36 është gjetur i mbytur në një kanal shtetasi L.A rreth 66 vjeç, banues në Borsh.
Nga dëshmitë e familjarëve, ky shtetas vuante nga shëndeti mendor dhe i kishte humbur kontaktet me familjarët që para 3 ditësh, pasi ishte larguar nga banesa.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.