Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit, – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit, –

12:03 | 26/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

 

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës duhet të ishte mbyllur tashmë. Kush po e zvarrit përfundimin? Në shkurt të vitit 2021, Ministria, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës së linjës hekurudhore, deklaroi se do të rehabilitohej brenda 30 muajsh. Vlera e zbatimit të projektit ishte përcaktuar 69.6 milionë euro në total.

Ja ku jemi 5 vjet më vonë. Boritë e trenave nuk po dëgjohen, ndërsa në stacion qëndrojnë ca vagona të ndryshkur. Kostot e saj janë rritur me gati 65 për qind. Zyrtarisht, shpenzimet kanë shkuar tashmë në 110 milionë euro.

Linja hekurudhore Tiranë- Durrës pritet të shkurtojë 22 minuta udhëtimin mes dy qyteteve dhe sipas ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ky projekt parashikohet t’u shkurtojë 55 milionë euro në vit përdoruesve aktualë të automjeteve.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe një kredi e marrë nga qeveria pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ndërsa tenderi u fitua nga kompania italiane INC SPA.

Akoma vazhdojnë tenderat. Në fund të vitit të kaluar u shpall prokurimi i elektrifikimit të kësaj linje. Në gusht 2025 ishte hapur prokurimi i degëzimit të hekurudhës që shkon në Portin e ri.

Konkretisht Autoriteti Portual Durrës ka hapur një tender me vlerë afro 237 milionë lekë për hartimin projektit “Linja hekurudhore Porti Porto Romano – Sukth”. Tenderi stërgjatet dhe nuk po arrin të kristalizojë kontratën.

Nga një verifikim i fakteve na rezulton se pas çdo shtyrjeje dhe vonese ka një veprim korruptiv që synon fondet. Në tenderin e projektimit të degës së Porto Romanos është hija e oligarku Bashkim Ulaj që reflektohet në vendimit e drejtorit të Portit, Liburn Aliu dhe të Komisionit të Prokurimit Publik. Kujtojmë se Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, është emëruar vitin e kaluar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Kjo linjë e re hekurudhore me gjatësi 7879 metra do të jetë vetëm në funksion të transportit të mallrave dhe do të jetë pjesë integrale e hekurudhës Durrës-Tiranë, thuhet në dokumentet e tenderit.

Kompanitë e interesuara për këtë tender duhet të dorëzonin ofertat deri më 8 shtator 2025. Në këtë moment nisi loja për të anashkaluar garën për fondin.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Projekt i detajuar teknik “Linja hekurudhore Porti Porto Romano -Sukth”.

Pas shkeljeve të konstatuara procedura është shënuar nga Open Data me “Flamur të kuq” që sinjalizon riskun e korrupsionit. Dhe, megjithëse ishin 5 pjesëmarrës, komisioni nuk ka zhvilluar kurrfarë gare.

Operator Ekonomik “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS” me pronar Olset Haxhiun u shpall fitues, edhe pse kishte ofertë më të lartë se të tjerët.

Oferta fituese është 22 milionë e 500 mijë lekë të reja dhe u shpall  më 27 janar 2026, pas shumë manovrash mes zyrave në Durrës dhe në Tiranë.

Njëri nga operatorët ekonomik, “BN Projekt” shpk,  nuk ka paraqitur ofertë dhe as dokumentacion. Pra, ndoshta është paraqitur formalisht, sepse fituesi dihej. Ndërkaq, operatorët e tjerë, “C.E.C GROUP” dhe  “Gjeokonsult & CO” sh.p.k që kishin oferta më të ulëta, janë skualifikuar nga gara.

Ndërsa, njëra prej kompanive që ka ofertë dukshëm më të lartë se sa Olset Haxhiu, dyshohet se është më marrëveshje me të. Kështu, NORD-COMAT Shpk, me pronar Agostin Dodajn, është partner biznesi me Haxhiun. Përshembull, në 27 prill 2018, Haxhiu dhe Dodaj kanë përfituar në bashkëpunim, si “joint venture”, tenderin “Mbikqyrje Rikonstruksion i sheshit publik para hyrjes së portit, F III” me vlerë afro 1 milion euro.

Ndërkaq, Olset Haxhiu, pronari dhe administratori i kompanisë “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS” sh.p.k. e ka marrë peng tenderin, falë lidhjeve që ka me oligarkun Bashkim Ulaj, ku ka qenë më parë pjesë e stafit të tij.

Pa nisur tenderi, Haxhiu ka nisur me lerat drejt KPP në Tiranë. Dihet se KPP është nën influemncën e miqve të afërt të kryeministrit, përfshirë edhe oligarkun Ulaj. Ankesa e datës 8 shtator 2025 synonte pastrimin e tenderit nga kriteret që nuk i përmbushte studio e Haxhiut..

Ky ankohet se Autoriteti Portual ka vendosur kritere diskriminuese dhe joproporcionale në lidhje me stafin teknik. Sidomos kundërshtohej kërkesa për staf ndërkombëtar me profile specifike. Sepse kjo “cenonte barazinë”.

Më 30 shtator 2025, KPP e kryesuar nga nënkryetrari Fiorent Zguro, vendosi të urdhërojë Liburn Aliun që të modifikojë kriteret dhe “t’i qepë” dokumentet e tenderit në përshtatje me ofertën e Olset Haxhiut.

Në mbledhjen e datës 13 tetor 2025, KPP verifikoi nëse ishte zbatuar urdhri dhe vendosi të heq pezullimin mbi procedurën.

Por nuk do të merrte fund këtu. Drejtori i Portit, Liburn Aliu e shtyu përfundimin e këtij tenderi për në vitin 2026. Veprimet për shmangien e konkurrencës dhe shpalljen fitues të klientit kanë zgjatur edhe disa muaj.

Kompania ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS është themeluar në vitin 2006. Nga viti 2020 ka përfituar rreth 2 milionë euro nga buxheti i shtetit për shërbime projektimi, studime dhe mbikqyrje punimesh. Rreth 550 mijë euro i ka përfituar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me në krye Dritan Agolli. Edhe ky ka qenë punonjës i oligarkut Bashkim Ulaj.

Bashkim Ulaj dhe Dritan Agolli janë përfshirë në një skemë korrupsioni flagrante. Drejtori i FSHZH ka firmosur tendera për kompaninë “Gener 2” të Bashkim Ulajt. Në këmbim, Bashkim Ulaj u ka dhënë ambjente tek kullat e tij në Tiranë familjarëve të Dritan Agollit, djalit dhe bashkëshortes, për bizneset e tyre.

Lidhja e oligarkut Bashkim Ulaj me Olset Haxhiun do të forcohej edhe më shumë në vitin 2023, kur ky i fundit u bë aksioner i koncesionit Milot- Thumanë.

Sipas dokumenteve, Haxhiu është ortak i dytë i G2 BLU. Shoqëria ka për objekt dhe qellim të saj Koncensionin/ Partneritetit Publik Privat: “Për Projektimin, Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen, Rrehabilitimin dhe Transferimin e Segmentit Rrugor Milot – Thumanë”.

Janë këto lidhje që lëvizin fijet e padukshme duke përcaktuar fituesit e tenderave dhe kanë zvarritur pa fund projektin strategjik të Hekurudhës Tiranë-Durrës.

Dhe fundi i hekurudhës duket larg! Edhe pasi Olset Haxhiu është shpallur fitues i tenderit nga Liburn Aliu, vjen një ankesë tjetër. Kjo është kulmi. Ankohet fituesi! Në sistemin e elktronik të KPP, më 23 shkurt 2026, ora 08.00, është regjitruar ankesë e kompanisë së Olset Haxhiut për tenderin e projektit të hekurudhës. Po tani ç’ndodhi?! Pazari (tenderi) akoma nuk paska mbaruar?!

gijotina.com/

 

Të Lidhura

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

nga 27
12:48 | 15/05/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte konferencën me gazetarët, ku publikoi edhe investigimin e ekspertit të njohur...

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

nga 27
12:38 | 15/05/2026
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ka kërkuar që aplikimi i...

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

nga 27
12:30 | 15/05/2026
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ka kërkuar që aplikimi i...

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

nga 27
12:20 | 15/05/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, duket se ka një pushtet absolut jo vetëm mbi administratën në...

Para
Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

12:48 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:38 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:30 | 15/05/2026
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

12:20 | 15/05/2026
Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

12:10 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –
  • Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –
  • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentitn Meta. “|SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat. Lexo edhe: Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!? Deklrata e plotë: Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK. Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta. Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani. Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve. Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj 2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke. Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni. Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com