Për dekada me radhë, dentistët kanë rekomanduar pastruesin e dhëmbëve me fill dentar si një pjesë thelbësore të higjienës. Por sa e dobishme është në të vërtetë kjo metodë?
Sipas një studimi dhe hetimi të Associated Press është zbuluar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur këtë pohim.
Departamenti Amerikan i Shëndetësisë ka pranuar se përfitimet e pastrimit me fill dentar nuk kanë qenë hulumtuar si duhet.
Por në një deklaratë të lëshuar të martën, Shoqata Dentare Amerikane (ADA) energjikisht mbrojti pastrimin e dhëmbëve me fill dentar, duke thënë se kjo ishte një pjesë thelbësore e kujdesit për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.
Po a është pastrimi me fill dentar i dëmshme?
Nëse bëhet në mënyrë të parregullt, pastrimi i dhëmbëve me fill dentar mund të shkaktojë dëme në mishra dhe dhëmbë.
Sipas studimit të AP, ndonjëherë pastrimi i dhëmbëve me fill dentar mund të shkaktojë dëme që çon në daljen gjak të dhëmbëve dhe si pasojë edhe infeksione.
/oranews/