Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 31-vjeçari në Elbasan – 27.al

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 31-vjeçari në Elbasan

Read more

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Elbasan.

Mësohet se një 31 vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Beqir Dardha”, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç,  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *