Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një tjetër pallat në Durrës.
IKMT njoftoi se godina do të rrëzohej ditën e sotme në orën 13.00.
Pallati gjashtë katësh nr 10/62 në lagjen 7 të Durrësit, rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i nëntorit.
Për prishjen e pallatit u hapën në strukturën e godinës 350 furnella, dhe u përdor 8.5 kilogram lëndë eksplozive c4.