Heqja e taksës ndaj Serbisë, hyn sot në fuqi masa e reciprocitetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heqja e taksës ndaj Serbisë, hyn sot në fuqi masa e reciprocitetit

09:12 | 01/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kosova nga sot nuk do të ekzistojë taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Sot ka nisur aplikimi masën e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para marrjes së vendimit pohoi se “po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën, dhe besoj ta keni vërejtur që ne me këtë rast i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë, që do të thotë se me Bosnjë dhe Hercegovinën e heqim tarifën 100 për qind pa asnjë shtesë tjetër”.

Vendimi:

Read more

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës duke vazhduar angazhimin e përmbushjes së obligimeve të saj ligjore dhe kushtetuese, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese në të cilën ka miratuar Vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë  emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse  të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi,

Vendimin e miratuar sot janë të obliguara ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

“Zbatimi i këtij vendimi do të rishikohet së paku një herë në muaj. Po nga ky vendim shfuqizohen vendimet e Qeverisë nr. 01/76 i 21 nëntorit 2018 dhe nr. 06/82 i 28 dhjetorit 2018. Vendimi do mbetet në fuqi deri më 15 qershor 2020, kur do të bë​het vlerësimi i zbatimi të tij.

Qeveria vlerëson se masat e reciprocitetit janë instrument i marrëdhënieve mes shteteve sovrane i njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare përmes marrëveshjeve të​ ndryshme ndërkombëtare, si:

-Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregti (GATT) e vitit 1947, e ndryshuar më 1994;

– Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) e vitit 2007

 

-Traktati i Komunitetit të Transportit, i nënshkruar nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Republika e Kosovës, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor;

Politika Tregtare e Kosovës, miratuar nga Qeveria më 2009, synon që përfitimet nga liberalizimi i tregtisë të jenë më të larta dhe më të qëndrueshme. Mirëpo Serbia ka vendosur një sërë barrierash tregtare jotarifore ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë barrierat në transit, barrierat teknike dhe barrierat politike. Kështu, që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, Serbia ka dëmtuar eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës dhe kanë shkaktuar një deficit të lartë tregtar për Republikën e Kosovës.

Këto janë arsye të mjaftueshme që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ta miratojë këtë vendim”.

Vendimit të sotëm Qeveria ia ka bashkangjitur edhe propozimin për masa të reciprocitetit për të rregulluar tregtinë me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, parashtruar nga Grupi Punues për Barrierat Tregtare i Ministrisë.

Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet.

Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Etiketa: Heqja e taksës ndaj SerbisëKryeministri në detyrë Albin Kurti

Të Lidhura

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

nga 27
21:40 | 17/05/2026
0

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

nga 27
21:26 | 17/05/2026
0

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

nga 27
20:50 | 17/05/2026
0

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlore. Breshka kishte dëmtime në...

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

nga 27
20:44 | 17/05/2026
0

Të gjitha bizneset e mëdha me të ardhura mbi 14 milionë lekë kanë afat deri më 6 qershor që të...

Para
Vdes ish-presidenti i Marseille i infektuar me koronavirus, Cana e Mbappe mesazhe ngushëllimi

Vdes ish-presidenti i Marseille i infektuar me koronavirus, Cana e Mbappe mesazhe ngushëllimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

21:40 | 17/05/2026
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

21:26 | 17/05/2026
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

20:50 | 17/05/2026
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

20:44 | 17/05/2026
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

20:42 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –
  • Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –
  • Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –
  • Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –
  • Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com