Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur sot Këshillin e Ministrave për shkak të vendimit për të anuluar pasaportat diplomatike të gjyqtarëve.
Sipas padisë të dorëzuar pranë Gjykatës Administrative të Apelit, vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e pasaportës së shërbimit cënon statusin e gjyqtarit.
Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë për pasaportat diplomatike.
Kujtojmë se pak kohë më parë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj mori vendimin për heqjen e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, shoqëruesve të zyrtarëve.