“Heq magji”, kosovari filmoi nudo dy femra, u kërkoi 5000 euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Heq magji”, kosovari filmoi nudo dy femra, u kërkoi 5000 euro

20:03 | 14/12/2022
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 60-vjeçari nga Kosova, Fadil I., i akuzuar zyrtarit nga prokuroria e qytetit për “Shtrëngim për dhënie pasurie” dhe “ngacmim seksual” ndaj dy bashkështetasve të tij, të cilat janë teze e mbesë me njëra-tjetrën.

Në gushtin e vitit 2020, Fadili ndodhej me pushime në Durrës. Ai ka njohur shtetasen kosovare, L.F. (iniciale të ndryshuara), të cilës i është prezantuar si mjek popullor, nga ata që të “hiqte magjinë”.

Zonja ka besuar tek fjalët e Fadilit dhe ka shkuar me të në një dhomë hoteli, ku shpresonte që “mjeku” t’i largonte gjërat e liga nga trupi i saj.

Mjeku mashtrues i ka shpjeguar se kura kundër magjisë do të kishte efekt, nëse ajo zhvishej nudo.

Zonja ka pranuar dhe Fadili, nëpërmjet “manovrave mjekësore”, ka kryer marrëdhënie seksuale, duke e filmuar edhe me aparatin e tij celular.

Pas përfundimit të “seancës mjekësore”, Fadil I. i ka kërkuar shtetases L.F. një shumë prej 500 euro. Në të kundërt, ai kërcënoi se videon seksuale do t’i dërgonte bashkëshortit të zonjës.

Kjo e fundit, e gjendur nën këtë presion, ka telefonuar të motrën në Kosovë, duke i kërkuar ndihmë financiare.

Në të njëjtën ditë, mbesa e L.F., e identifikuar me inicialet B. D. (iniciale të ndryshuara), është nisur nga Kosova, për t’i sjellë paratë tezes së saj.

Dy gratë janë takuar në Durrës dhe shumë pranë tyre ka qenë Fadili, i cili priste të merrte shumën e parave.

Ai është afruar pranë vajzës së re (mbesës) dhe ka nuhatur se edhe ajo ka magji.

Tezja e vajzës, duke vijuar të ishte nën presionin e Fadilit, i ka thënë mbesës se ai ishte “mjek i famshëm popullor” dhe se kishte aftësi të hiqte magji, ashtu siç ia kishte hequr edhe asaj më parë.

Vajza e re, fillimisht, ka pranuar që t’i nënshtrohet “kurave” të Fadilit. Ata të dy kanë shkuar në një dhomë hoteli, ndërkohë që tezja ka qëndruar vetëm në një dhomë tjetër.

Fadili, sipas deklarimeve të vajzës, sapo ka hyrë në dhomën, ka filluar ta prekë në pjesë të ndryshme të trupit, duke “i kërkuar magjinë”.

Shtetasja B.D. ka deklaruar para policisë se ajo është ndjerë në siklet dhe nuk ka pranuar që Fadili të vijonte seancën kuruese. Por, duke parë kundërshtimin e vajzës, “doktori i rremë” ka nxjerrë telefonin, e ka filmuar vajzën në dhomën e tij dhe më tej e ka kërcënuar se videon do ta shpërndante tek persona të ndryshëm, nëse ajo nuk do t’i jepte 5 mijë euro.

E reja B.D. tregon më tej se ajo ka tentuar të dalë nga dhoma e hotelit, por Fadili e ka kapur me forcë, duke e dëmtuar në duar, trup dhe këmbë. Gjithësesi, vajza ka arritur të dalë dhe ka shkuar tek dhoma e tezes, duke i treguar për ngjarjen.

Më pas, të dyja i janë drejtuar stacionit policor të plazhit Durrës, duke raportuar rastin. Policia e kërkoi Fadil I., por nuk arriti ta gjente.

Rreth dy vjet pas kësaj ngjarjeje, Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në mungesë 60-vjeçarin Fadil I., nën akuzat e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “ngacmim seksual”.

Ngjarja e plotë

Në materialit kallëzues, referuar dëshmive të personave të dëmtuara, rezulton se shtetasja B.D (iniciale të ndryshuara). është me shtetësi kosovare dhe ka ardhur në Durrës, fillimisht në datë 13.08.2020, me qëllim për të takuar tezen, shtetasen kosovare L.F., e cila kishte disa ditë që

bënte plazh në Durrës.

Ka rezultuar se shtetasja L.F., gjatë kohës që ishte duke bërë plazh në Durrës, kishte telefonuar motrën e saj, e cila ndodhej në Kosovë dhe i kishte kërkuar 500 euro për nevoja të ngutshme.

Për këtë qëllim, mbesa e saj, B.D, në datë 13 gusht 2020, ishte nisur nga Kosova dhe i ka sjellë paratë tezes së saj në Durrës, ndërkohë që është kthyer brenda ditës në Kosovë.

Pas tre – katër ditësh, L.F (tezja) është kthyer në Kosovë dhe atje, gjatë një bisede me të Motrën,  i ka treguar se “Zoti iu kishte dërguar një person me emrin Fadil, që ajo e kishte

njohur në plazh”.

Ky person, sipas saj, “bënte mrekullira, u hiqte me dorë magjitë njerëzve” dhe aty i është shprehur të motrës që të shkonte me mbesën e saj (B.D) të kontaktonin me Fadilin, pasi ky person ështe shume i zoti për t’i hequr magjitë vajzës së re.

Në 17 gusht 2020, dy gratë kanë mbërritur fillimisht në Kukës, ku kanë takuar Fadilin. Gjatë rrugës kanë folur me telefon me Fadilin, dhe kanë rënë dakort për të hequr magjitë e mbesës.

Ata kanë qëndruar në Laç, me qëllim që të nesërmen Fadili do t’i dërgonte tek Kisha e Shna Nout.

Aty në qytetin e Laçit, ato kanë fjetur në hotel dhe, gjatë natës, Fadili ka provokuar vajzën e re me veprime ngacmuese, fillimisht duke e pyetur rreth seksit, duke e kapur me duar nga faqet, i ka hedhur disa fjalë se edhe me tezen e kishte përfunduar paketën e magjise, e kishte shpëtuar atë nga një telash i madh që kish patur ajo.

Po ashtu, rezulton se gjatë natës, kur ishin në hotel, tezja ka qëndruar e vetme në dhomë, ndërkohë që mbesën e ka lënë në dhomë tjetër me Fadilin, i cili, për një moment, i është afruar te krevati, dhe, me duar, ka filluar ta prekë në pjesë të trupit, duke u justifikuar se gjoja ishin procedurat e shërimit.

Pas këtij momenti, ka reaguar vajza dhe është larguar nga dhoma tij e ka shkuar te dhoma e tezes.

Të nesërmen kanë shkuar në Durrës dhe kanë shkuar tek një hotel në Plazh. Gjatë drekës, tezja i është shprehur mbesës se në mbrëmje ajo do të largohej për në Kosovë, dhe e ka porositur vajzën që të vepronte sipas këshillave të Fadilit, pra duhej të qëndronte në plazh me të, për të paktën 45 ditë, që të plotësonte ritualin e shërimit.

Vajza ka dyshuar dhe nuk ka pranuar të qëndronte vetëm me Fadilin e për këtë situatë ka njoftuar edhe nënën e saj në Kosovë.

Gjithësesi, atë natë kanë qëndruar në hotelin e rezervuar në Durrës.  Dy gratë kanë qëndruar në një dhomë, ndërsa Fadili në dhomë tjetër.

Gjatë kohës që ishin në hotel, tezja L.F i drejtohet mbesës B.D për ta bindur që ajo të ngjitej tek dhoma e Fadilit, pasi ishte momenti për të filluar ritualin e mjekimit popullor.

Edhe në këtë rast, vajza ka reaguar, duke kundërshtuar, pasi nuk pranonte të shkonte e vetme te dhoma e tij.

Në këto rrethana, Fadili ka kuptuar që kishte diçka që vajza nuk po vinte te dhoma tij dhe hyn te dhoma e dy grave.

Në prezencë të tezes, ai është munduar ta binde vajzën që të pranonte ritualin e për të shkuar e vetme te dhoma me Fadilin, por ajo nuk ka pranuar.

Ai ka arritur ta marrë me forcë dhe e ka ngjitur në dhomën e tij. Ka mbyllur derën dhe i ka treguar video intime të regjistruara në telefonin e tij me tezen e saj.

Pas këtij veprimi, Fadili ka filluar ta kërcënojë vajzën, duke i thënë që t’i sillte 5000 euro gjer në orën 18.00 të mbrëmjes, pasi ne kundert videon do ua dërgonte familjarëve të tyre në Kosovë.

Vajza, duke u ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar nga veprimet e Fadilit, për momentin ka pranuar oferten e tij, duke u shprehur se “do të të jap dy fishin, vetëm më lër të largohem, dhe mos publiko videon”.

Nga ky moment, vajza doli nga dhoma e Fadilit, dhe ashtu, e trembur dhe e

frikësuar, ka filluar të qajë dhe bërtasë, duke shkuar tek dhoma e saj. Fadili e ka ndjekur nga pas dhe ka tentuar t’i mbyllë gojën me forcë, që të mos bërtasë.

Si rezultat i zhurmës së krijuar nga të bërtiturat dhe të qarat e vajzës, janë afruar në dhomë disa dëshmitarë, pushues në plazh, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Fadili është larguar me shpejtësi dhe që prej gushtit 2020, ai ende nuk është arrestuar.

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para

'Drejtësia'/ 76-vjeçari invalid dënohet për ndërtim pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

08:35 | 19/12/2025
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

08:15 | 19/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:11 | 19/12/2025
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë –

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë –

08:03 | 19/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –
  • Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com