Hemodializa në 5 qendrat e rretheve, si u transformua shërbimi që bëhej me 3 turne nga pacientët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hemodializa në 5 qendrat e rretheve, si u transformua shërbimi që bëhej me 3 turne nga pacientët

14:05 | 07/08/2017
në Shqiperi
0

Për vite me radhë kërkesa e të sëmurëve që kryejnë hemodializë në rrethe ka qenë: “Jepini fund sorollatjeve tona 3 herë në javë për të marrë shërbimin që na mban në jetë”.

Të gjithë i mbajnë mend protestat e njëpasnjëshme dhe peripecitë deri në dhimbje që duhet të kalonte një i sëmurë nga rrethet, e gjithashtu përkeqësimet e sëmundjes nga pamundësia për t’u trajtuar sistematikisht. Shërbimi i dializës me tre-katër turne dhe radhë, ish një makth për ta.

Pacientët detyroheshin të linin përgjysëm ciklin prej 4 orësh për filtrimin e gjakut, pasi të tjerë prisnin në radhë.  5 qendrat e reja, transformuan shërbimin, e sollën atë pranë vendbanimeve dhe me standardet më bashkëkohore! Tashmë, pacientët me banim ne Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korcë reshtën së udhëtuari me orë të gjata tre here në javë për të siguruar mbijetesën e tyre nga Sëmundja Renale Kronike.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Për shkak të kostove që ka hapja e këtyre qendrave, u mendua partneriteti publik privat si zgjidhja më efikase. Tashmë ata e marrin këtë shërbim në vendbanimin e tyre, e jo vetëm kaq. Shërbimi i dializës nuk është më ai shërbim për të ardhur keq ku mungonin kushtet më minimale të infrastrukturës, ku të sëmurët për shkak të mungesës së aparaturave dhe kryerjes së testeve laboratorike, në jo pak raste janë prekur edhe nga sëmundje të tjera infektive, si hepatitet virale e të tjera edhe më të rënda.

Ndryshimin e cilësisë së shërbimit dhe cilësise së jetës së pacientëve e dëshmojnë qartë vetë pacientët e familjarët e tyre.  Falë investimit të kryer, asgjë nuk e dallon këtë shërbim nga ato të vendeve më bashkëkohore, ku veç aparaturave të nevijshme, të sëmurët trajtohen nga një personel mjekësh e infermierësh në numër të mjaftueshëm, të cilët trajnohen periodikisht për mirëmbajtjen e cilësisë së shërbimit të kualifikuar.

Aktualisht në vendin tonë marin shërbim Dialize rreth 1050 pacientë. Rreth 287 të sëmurë ose 30% e totalit të sëmurëve trajtohen në qendrat e dializës ngritur rishtazi në pesë rrethe falë investimit të Kompanisë DiaVita sh.p.k.. Këto qendra ofrojnë të gjitha parametrat bashkëkohorë  për të sëmurët dhe stafin ne shërbim. Investimi 3.2 milionë euro i mbetet shtetit.

Kompania DiaVita ka ngritur nga e para mjediset ku ofrohet shërbimi i hemodializës, ku deri tani janë investuar në rehabilitim, pajisje mjekësore dhe teknologjike rreth 3.2 milionë euro.

Në vitin e shtatë të gjitha pajisjet mjekësore do të rinovohen në masën 100% dhe në fund të vitit të dhjetë, të gjitha këto pajisje do të transferohen në pronësi të spitaleve publike ku I gjithë investimi i trashëgohet shtetit.

Gjithashtu për sigurimin e këtij shërbimi në parametra bashkëkohor janë punësuar 104 punonjës të kualifikuar staf mjekësor dhe ndihmës.

Spekulimet për Hemodializën

Disa herë, për shkak të mungesës së informacionit, apo edhë të ndonjë arsyeje tjetër, nga media të caktuara, janë hedhur hije dyshimi për këtë shërbim. Është aluduar se Hemodializa që ofron DiaVita në pesë spitale rajonale, ofrohej më parë nga Spitalet Publike, ndërkohë që e vërteta është krejt tjetër.

Vetëm Spitali Rajonal i Shkodrës dhe Elbasanit jepnin më parë këtë shërbim në ambjente larg parametrave të nevojshëm, pajisje mjekësore të amortizuara, me kapacitete të pamjaftueshme dhe larg standardeve minimale, duke detyruar pacientë të udhëtonin drejt Tiranës apo durrësit për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Sot, Qendra e Hemodializës së Elbasanit dhe e Shkodrës janë ndërtuar në ambjente të reja sipas standardeve më të larta bashkëkohore dhe të pajisura me pajisje mjekësore dhe teknologjike në t njejtin standart me atë të BE.

Ndërsa Spitali Rajonal i Vlorës, Korçës dhe i Lezhës nuk e kanë dhënë asnjëherë këtë shërbim më parë, duke detyruar pacientët e këtyre rretheve të udhëtonin me orë të gjata për të marë këtë shërbim drejt Fierit, Durrësit, Tiranës, Gjakovës, Ohrit apo Strugës, plot tre herë në javë, për vite me radhë.

Etiketa: 3-4 turnehemodializaInvestimesherbim mjekesorspekulime

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Itali/ Shqiptari kapet me 500 mijë euro drogë

Itali/ Shqiptari kapet me 500 mijë euro drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com