Shtatë nxënës të një shkollë 9-vjeçare në Paskuqan janë dërguar menjëherë në QSUT, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore në klasë.
Për këtë problem jepen tre shpjegime për shkaqet e ngjarjes.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se nxënëset janë helmuar pasi në ambjentet e shkollës “Jashar Hoxha” është hedhur gaz.
Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani deklaron se nxënëset kanë përfunduar në spital, sepse janë droguar.
Një tjetër shkak mendohet se nxënëset të jenë helmuar, pasi pastruesja ka larë mesoret e shkollës me acid.
Në shkollë kanë mbërritur punonjës të shëndetësisë për të kontrolluar nivelin e acidit të përdorur.
Mësohet se nxënëset pas mjekimeve të marra nga stafi mjekësor i QSUT janë dërguar në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.