Kartat e kamerës së sigurisë së helikopterit të Forcave të Armatosura, i cili u rrëzua në liqenin e Shkodrës, janë tashmë në Gjermani. Ekspertë të kompanisë “BFU” do të verifikojnë ato për të kërkuar shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Ndërkohë hetimet për ngjarjen vijojnë, ku krahas Prokurorisë së Shkodrës është angazhuar edhe Prokuroria e Tiranës.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të kryeqytetit kanë sekuestruar të gjithë materialet dhe dokumentacionin në lidhje me helikopterin e rrëzuar në liqenin e Shkodrës. Helikopteri i FA u rrëzua mesditën e 6 prillit në liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën dy pilotë të FA dhe një ushtar mbeti i plagosur.