Forcat Ajrore përmes ekuipazhit të helikopterit Cougar, ka evakuuar 15 persona të bllokuar në fshatrat Theth e Shalë, në Dukagjin të Shkodrës, mes të cilëve ishin dy të sëmurë dhe 8 mësues.
Mësohet se Prefekti i Shkodrës ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri.
Të evakuuarit po dërgohen në Shkodër, ndër Ministria e Mbrojtjes bën me dije se me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.