Heinrich Böll, botim i ri përkthyer nga Ardian Klosi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heinrich Böll, botim i ri përkthyer nga Ardian Klosi

11:12 | 26/03/2016
në Uncategorized
0

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit.

Klouni kthehet në qytetin amtar, Bon, pa asnjë të ardhur, i vetmuar dhe i dëshpëruar. U shpall luftë këtu gjithë personazheve shtinjakë rrotull tij, të cilët ia mohojnë lirinë e dashurisë dhe të krijimit. Mungesa e Maries i është kthyer në një vuajtje gati-gati fizike. Përmes armës së tij kryesore, telefonit, zbulon karakteret e personazheve përreth vetes dhe i vë para fytyrës pasqyrën një shoqërie që është shumë më tepër se Gjermania e viteve ’60.

“Këtë mungesë të tmerrshme të Maries, monogaminë time, miqtë e saj katolikë e quajnë dëshira e mishit… Ç’emër që i kanë gjetur: dëshira e mishit! Ta quanin të paktën dëshirë për një grua. Kurse kështu, e mishit, të duket sikur je te kasapi. Janë po ata zotërinj klerikë që mbrojnë me aq zjarr monogaminë e njeriut dhe martesën, por kur u rrëfehet se vuan tmerrësisht nga mungesa, ta bëjnë me shenjë të shkosh në ato vende ku, siç mendojnë ata, dashuria mund të blihet, domethënë në bordello.”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Heinrich Böll (1917-1985) është ndër shkrimtarët kryesor të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Lindi dhe u rrit në Këln. Ishte 6 vjet ushtar dhe pas lufte punoi si ndihmës në një librari. Iu kushtua shpejt krijimtarisë. Ishte një nga themeluesit e Grupit ’47, i cili bashkoi autorët më të rëndësishëm të letërsisë së re gjermane, që fillonte nga e ashtuquajtura orë zero. Pas një numri romanesh e tregimesh, në vitet ’60 e deri në vdekje fitoi autoritetin e “instancës morale të kombit”. Një nga frymëzuesit e lëvizjes ambientaliste në Gjermani. Më 1972 mori çmimin Nobel për letërsinë. Veç “Me syrin e një klouni” përmendim, ndër romanet më të njohura të tij, “Ku ishte ti, Adam?”, “Dhe nuk tha asnjë fjalë”, “Portret grupi me zonjë”, “Nderi i humbur i Katerina Blumit” etj.

““Me syrin e një klouni” është një nga romanet e mëdha të Heinrich Böll-it dhe të letërsisë gjermane të viteve ’60. Është shpërthimi i artistit rebel që sfidon normat e ngurta të shoqërisë për hir të dashurisë së humbur. Njëkohësisht përballja me hipokrizinë e protagonistëve të shoqërisë, që edhe pse më parë patën mbështetur regjimin totalitar nazist, në shoqërinë e sotme predikojnë moralin e krishterë dhe tolerancën, pa i ushtruar dot vetë këto. Ishte i kuptueshëm suksesi i këtij libri në vitin 1984. Sot ai vjen i plotë me të gjitha pjesët e censuruara në atë kohë.”– Ardian Klosi

Skeda:

Heinrich Böll

Me syrin e një klouni

Roman

Përktheu: Ardian Klosi

Nr. Faqe: 240

Botime Dudaj

Çmimi: 1000 lekë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Roja e Gjelbër”, ja se si do mbrohen pyjet

“Roja e Gjelbër”, ja se si do mbrohen pyjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com