“Haxhiqamiloida” në Portën e Lartë të Erdoganit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Haxhiqamiloida” në Portën e Lartë të Erdoganit

11:30 | 07/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Fjalën “haxhiqamiloida” e kam ndeshur për herë të parë në esenë “Mosmarrëveshja” të Ismail Kadaresë. Ajo fjalë ka referencë katundarin analfabet e besimtar tiranas Haxhi Qamili, i cili i vuri flakën Shqipërisë në vitet 1914-1915 duke kërkuar largimin e Princ Vidit dhe bashkimin e Shqipërisë me shtetin osman ose të paktën qeverisjen nga një përfaqësues i atij shteti.

Përdoret nga Kadarea për një valë të re mallëngjimi turkoman të shqiptarëve, një dashuri vëllazërore, moderne për otomaninë, mënyrën e jetesës, telenovelat, pushimet turke. Këtë rigjallërim modern të  një lloj “nostalgjie e çuditshme për kohën e robërisë”  shkrimtari i madh e quan shumë të rrezikshme sidomos në ditët kur Shqipëria ndodhet në prag të bashkimit me Evropën:

Read more

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

“Nëse 100 vjet më parë klithma e Haxhiut të çmendur ka qenë thirrja e shkuljes së Perandorisë nga preja e saj, sot, 100 vjet më vonë, ajo është ofshama e fundit anti evropiane në këtë vend. Atë ofshamë e fshihnin me kujdes të gjithë ata që, duke ulëritur për Evropën, luteshin së brendshmi që Evropa të mos i hapte kurrë portat për shqiptarët. Parti politike ose pjesë të shtetit, organizatat e krimit, klane të korruptuara, ishin në kërkim të vazhdueshëm të vjegave për tu acaruar me Evropën”.

Ismail Kadare, Mosmarrëveshja

Sigurisht shpura kryeministrore që u prit  në sarajet e Turqisë nuk ka asgjë të përbashkët në dukje me Haxhiun mistrec të kohëve anadollake. Përkundrazi, moda dhe eleganca, fjalët e zgjedhura dhe shija e lartë estetike janë krejt e kundërta e Xhikes sonë të dikurshëm.

Mirëpo ideja ka mbetur e njëjta: vëllazërimi me Anadollin.

Politika e jashtme e vendeve të vogla ka pak hapësirë për të lëvizur. Orientimi perëndimor dhe largimi nga kthetrat anadollake duhej të ishte prioriteti absolut i Shqipërisë që buron qysh nga kohët dritëdhënënëse të Rilindjes Kombëtare.

Duke menduar për gjeopolitikën  më vjen në mendje thënia e njohur e regjisorit të madh amerikan Stenley Kubrik:

“Shtetet e mëdha kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”!

Më kujtohet fare mirë incidenti turk me avionin rus në kufirin sirian para 5 viteve. Të gjithë u habitëm sesi Erdogan mori guximin të prekte “gangsterin” Putin. Për më tepër, refuzimi i menjëhershëm për të kërkuar ndjesë në emër të cënimit të sovranitetit dhe paralajmërimi që “mos të luante me zjarrin” ishte për tu admiruar.

Erdo u tregua me dinjitet.

Mirëpo vetëm 8 muaj pas atij incidenti që shkaktoi edhe vdekjen e një piloti rus, Erdogani me një letër përulëse shprehu keqardhjen dhe pendesën e thellë për atë akt. Jo vetëm kaq. Cari rus e poshtëroi delegacionin turk të kryesuar nga Erdogan duke e lënë të presë në korridoret e Kremlinit si të ishte një nëpunës i rëndomtë i administratës. Pamjet e Erdoganit të lodhur që dikur gjen një kolltuk për tu çlodhur u transmetuan në kanalin televiziv Rusia 1 si për t’i treguar dy popujve se kush ishte gangster e kush …

Dinjiteti u përlye keqaz…

Hera e dytë që Sulltani Erdo e ngriti stekën e konfliktit përtej fuqive të tij ishte kur arrestoi pastorin amerikan Andreë Brunson me akuzën e pjesëmarrjes në grushtin e shtetit të vitit 2016. Administrata e Trump i kërkoi lirimin e pastorit, Erdogani kërkoi në këmbim dorëzimin e klerikut Fetullah Gulen i cili ishte në ekzil politik në USA. Edhe këtë herë ishte Erdogan ai që u zbyth me bisht ndër shalë. Pastori amerikan u lirua nga burgu ndërsa Gulen vazhdon i qetë jetën e tij në Shtetet e Bashkuara.

***********

Të kthehemi tani në katundin tonë të vogël dhe takimin e djeshëm. U nënshkruan përplot marrëveshje ku ne veç përfitonim e Sulltani i madh na jepte me bujari.

Ndër të tjera kronika televizive përmendte rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, ndërtimin e një Spitali në Fier, 100 pacientë në vit për ndërhyrje që nuk mund të realizohen në spitalet tona, restaurimi i xhamisë së plumbit në Shkodër etj. Asnjë fjalë se çfarë do të bënim ne në këmbim të gjithë këtyre të mirave që po na i dhuronte me bujari Presidenti Erdogan…

“A thua pse të na dojë kaq shumë Erdogani ne?”– pyesja veten pa një përgjgije të qartë…

Më ndihmoi pak Erdogani kur lexoi tekstin e marrëveshjes:

“Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakortohemi që organizata terroriste e Feto-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që Feto të helmojë mardhëniet mes dy vendeve tona dhe me këtë rast Turqia me institucionet e saj do të jenë përkrah Shqipërisë”. 

Gjatë kësaj kohe Kryeministrit tonë i kishte rënë një çehre e zezë turpi. Vetëm ai e dinte se sa e tmerrshme ishte ajo dekikë. Sepse Kryeminstri ynë është ku e ku më i hollë nga mendja e modern nga pamja se analfabeti Haxhi i Sharrës. Ai e di shumë mirë që Gylen është problem i Erdoganit dhe nuk ka asnjë lidhje rreziku me Shqipërinë.  Por, siç e ka thënë Kubriku i famshëm, misioni i shteteve të vogla nuk është edhe aq fisnik. Nëse gangsteri  i trajton me bujari dihet se çfarë i prêt në fund të ditës.

Zakonisht “gangsterët” japin urdhra, poshtërojnë siç ishte rasti i Putin-it në Kremlin, me Erdoganin.

Kur “fuqia e madhe” sillet mirë me “të voglën”, madje tepër mirë, ka diçka shqetësuese. Përtej kthimit në qesharak të shtetit të vogël duke i përmendur rrezikun gylenist, investimet pahesap dhe dashuria vëllazërore dikur do të shlyhen.

“Haxhiqamiloida” nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Ajo gjendet në tjera porta.

Etiketa: analfabet e besimtar tiranas Haxhi QamiliErdoganiErmal Mulosmaniprostituta

Të Lidhura

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

nga 27
10:17 | 24/02/2026
0

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur...

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

nga 27
09:59 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një...

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

nga 27
09:47 | 24/02/2026
0

Sot është një ditë ndryshe për Rey Manaj. Lushnjari ka ditëlindjen dhe ditën e sotme feston 29-vjetorin e tij të...

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

nga 27
09:35 | 24/02/2026
0

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur...

Para
Zjarr në një rrobaqepësi pranë ambasadës amerikane në Tiranë

Zjarr në një rrobaqepësi pranë ambasadës amerikane në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

10:17 | 24/02/2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

09:59 | 24/02/2026
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

09:47 | 24/02/2026
Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

09:35 | 24/02/2026
Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

09:29 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –
  • Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –
  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com