Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka vëzhguar sot punimet për projektin e kanalizimeve në Kasmil. Haxhinasto theksoi se ky projekt ka problem në lidhje me afatet.
Ministri i Transporteve bëri thirrje të respektohen afatet.
“Ndryshe nga ministria do të jetë shumë e ashpër duke iu hequr mundësinë për licensimin. Do ketë vlerësim shumë rigoroz. Kjo situatë është e papranueshme. S’duhet të ketë papërgjegjshmëri pasi dëmtohen bizneset në sezonin turistik”, deklaroi Haxhinasto.