Haradinaj, Thaçi, Veseli e Limaj, vërtet fajtorë në Beograd – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj, Thaçi, Veseli e Limaj, vërtet fajtorë në Beograd

17:00 | 06/01/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Varet nga këndvështrimi. Çfarë është mirë për dikë, është keq për dikë tjetër. Të njëjtën gjë që dikush e konsideron të bardhë, tjetri betohet se e sheh të zezë. Për shqiptarët është hero, për serbët një kriminel lufte. Mes këtyre dy ekstremeve, ka një qasje të tretë: për francezët është thjesht një dosje gjyqësore e hapur mbas një urdhër arresti të përcjellë nga interpoli. Një pothuaj rutinë burokratike e sistemit. Ky është rasti i Ramush Haradinajt. Ish-kryeministëri i Republikës së Kosovës, është nën arrestin e tij të tretë në Francë, pas dy të tillëve të njëpasnjëshëm në Hagë, nga të cilët fitoi pafajësinë. Gjykata e Apelit në Francë vendosi që Haradinaj të qëndrojë në paraburgim deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës zyrtare serbe për ekstradimin dhe gjykimin e mundshëm të tij në Beograd për krime lufte.

Ajo që po ndodh me Haradinajn (më parë ka ndodhur dhe me Hashim Thaçin) në thelb është dëshmia e një përplasjeje dhe ndeshje kulturash. Një raport i ndërlikuar mes Ballkanit dhe Perëndimit, që ndonëse pranë, shpesh janë dy botë shumë të ndryshme. Rasti i Rambos krenar shqiptar ka prodhuar veç të tjerash, edhe një përplasje të çuditshme mes modelesh të ndryshme qeverisjeje dhe qasjeje ndaj demokracisë. Një qasje e ndryshme për mënyrën sesi shihet ndarja, ekuilibri dhe pavarësia e pushteteve në Shqipëri & Kosovë, në Serbi dhe në Francë.

Në Paris është e pamundur që Presidenti Hollande (ai pritet të vizitojë Tiranën në mars), të telefonojë gjykatësin që do të shqyrtonte dosjen Haradinaj dhe t’i thoshte: “Lere fare atë muhabet se na prish punë. Jemi në marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe unë mbas nja tre muajsh do të takohem edhe me Ramën në Tiranë. Ne, francezët kemi pasur një rol special në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj dhe Ramushi ka qenë aleati ynë. Në luftë ai hynte tek të mirët kundër të liqve. Ka luftuar për krah Klintonit nga Amerika, Blerit nga Britania dhe Majkos nga Shqipëria për një kauzë të drejtë”. Një komunikim i tillë as nuk mund të mendohet të ndodhë në këtë formë, që në Ballkan, do të zgjidhte në mënyrë praktike shumë halle nga ato që prodhon sistemi.

Në Serbi ku e shkuara shpesh është vetëm pronë e kalendarit dhe jo e realitetit, kjo histori shihet tërësisht ndryshe. Serbët janë në një raport të ndërlikuar me të shkuarën. Me gjasë edhe zyrtarisht ata janë ende pjesë e sugjestionimit të tyre kombëtar që e sheh UÇK-në si shkak dhe jo si pasojë, si xhelate dhe jo si çlirimtare dhe vetë Kosovën, e konsideron si djep dhe jo si aktin e fundit të perëndimit njëherë e mirë të ëndrrës sllave. Me të gjitha gjasat në Beograd besojnë realisht se janë në të drejtën e tyre. Edhe pse duke i shkelur syrin perëndimit dhe duke pranuar marrëdhënie të mira me Shqipërinë, edhe duke ndërtuar me një sukses të habitshëm mure mes Tiranës dhe Prishtinës, politika serbe nuk ndryshon në thelbin e saj dhe në bindjen se 17 vjet më parë ju bë një padrestësi nga gjithë bota. Se në gjithë dekadën e fundit të shekullit të shkuar ata ishin viktimë e një konspiracioni ndërkombëtar dhe se Ramushi e të tjerë, janë fajtorë që duhet të shpaguajnë. Ndaj urdhëri serb i arrestit qëndron varur si gozhdë Nastradini. Vetëm se kësaj here Nastradini është dramatik dhe gozhda e tij mund të shërbejë si levë për të kthyer pas edhe përpjekje që janë bërë për të ecur përpara.

Në Shqipëri dhe në Kosovë është e udhës që menjëherë të reagohet dhe të kujtohet e shkuara. Eshtë e menjëhershme ringjallja e saj dhe plagët e pambyllura të dhembin rishtaz. Me të drejtën e Zotit dhe të së drejtës ndërkombëtare kërkohet lirimi i njeriut që për historinë është hero dhe luftëtar, për të sotmen është një nga politkanët kryesorë të Prishtinës dhe për të drejtën ndërkombëtare është dy herë i pafajshëm. Reagon Rama, Meta e Basha në Tiranë, ndërsa në Prishtinë reagojnë në të njëjtën mënyrë edhe aleatë, edhe kundërshtarë të Ramush Haradinajt. Edhe Thaçi, edhe Mustafa, edhe gjithkush tjetër në të njëjtën linjë: liri pa kushte për Haradinajn dhe apel për autoritetet franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në Prishtinë refuzojnë vizitën “skiç” të presidentit serb, kujtohet muri në Mitrovicë dhe rikujtohet dhe një herë se pavarësisht të gjithave, deklaratave, përqafimeve, nënshkrimeve e përbetimeve, distanca mes shqiptarëve dhe serbëve është jashtëzakonisht e madhe. Dhe ky është realiteti praktik.

Çfarë duhet bërë që të ndryshojë diçka për mirë? Për shembull, në takimet bilaterale mes Tiranës dhe Beogradit, Prishtinës dhe Beogradit, shfuqizimi i këtyre urdhër-arresteve absurde serbe, mund të jetë një kusht dhe pjesë e paketës së panegociueshme të negociatave. Njëlloj si Ligji i Luftës me Greqinë.

Në fakt, e gjithë kjo histori varet nga këndvështrimi. Sipas llojit të këndvështrimit, të gjitha palët kanë të drejtë. Të parët francezët, shteti ligjor i të cilëve ka një sërë procedurash që duhen ndjekur, kur mekanizmi i drejtësisë vihet në lëvizje. Kanë të drejtë shqiptarët në Prishtinë e Kosovë, kur kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt. Në mënyrë paradoksale, kanë të drejtë dhe serbët në Beograd. Për ta Ramushi është i keqi që duhet ndëshkuar.

Për fat të mirë Ramush Haradinaj, ashtu si dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe dhjetra mijëra të tjerë shqiptarë, me uniformë ushatarake ose jo, janë realisht fajtorë përballë Serbisë së vjetër të vitit 1999. Ai është faji që duhet t’i bëjë ata krenarë sepse ishin pika e ujit në vërshimin që ndryshoi historinë. Që ndryshoi historinë e shqiptarëve, të serbëve dhe të vetë Ballkanit. Që nëse kërkon të nesërme më të mirë, herët a vonë duhet të gjejë qetësinë e nevojshme për ta parë të shkuarën siç është. Me të gjitha nuancat që e shkuara ka: duke nisur nga e zeza e katranit e deri tek e bardha që ekziston vetëm në përfytyrimet fetare për ëngjëjt.

/javanews.al/

Etiketa: gozhdaHashim ThacikonspiracionLorenc VangjeliNastradiniPresidenti HollandeRamush Haradaniajskiç

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rrogozhinë, vdekja e 22-vjeçarit në burg/ Prokuroria kërkoi arrest për Halilin pasi ishte përsëritës

Rrogozhinë, vdekja e 22-vjeçarit në burg/ Prokuroria kërkoi arrest për Halilin pasi ishte përsëritës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com