Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot të rënët për liri në 24-vjetorin e Betejës e Zhegocit dhe martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit.
Haradinaj ka kujtuar edhe ngjarjet e kësaj dite në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
“Armiku, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit”, deklaroi ai.
“Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
The post Haradinaj: Të rënët, dëshmi se sa e shtrenjtë është liria appeared first on 27.










