Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sot vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Serbi, duke thënë se në bazë të marrëveshjeve ekonomike Serbi-Rusi, këtij vendi nuk i ka mbetur asgjë veç se të anëtarësohet në BRSS.
Haradinaj tha se gjithë ekonominë e ka drejtuar në Rusi, ndërsa Kosova operon me euro dhe ekonominë, politikën, sigurinë e ka drejtuar drejt integrimeve euro-atlantike.
“…Asgjë nuk i ka mbetur Serbisë veç se të anëtarësohet në BRSS”, tha ai. Haradinaj në 19-vjetorin e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës tha se pakoja ligjore është vlerësuar nga Bashkimi Evropian.
“Duhet të kemi parametra të ri të luftimit të informalitetit. Duhet ta kemi një trend të luftimit të inormalitetit, nuk bëhet për ndëshkim, por duke iu afruar Bashkimit Evropian shtohen përgjegjësitë”, tha ai.