Kjo ishte përballja e shqiptarëve dhe fitoi e drejta jonë
Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së pak pas vendimit të Gjykatës së Francës për lirimin e tij tha se në këtë përballje fitoi e drejta e shqiptarëve.
Haradinaj shprehet i emocionur për mediat që shpreson të mbërrijë në Kosovë sot sapo të marrë pasaportën.
“Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Do të marr pasaportën që e kam ende në polici dhe do të nisem. kam humbur 4 muaj kohë megjithatë kjo ishte përballja e shqiptarëve dhe fitoi e drejta jonë”, tha ai.