Hapja e shkollave, Rama: Do të rritet transetimi i virusit, por mbyllja do të kishte pasoja të pallogaritshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapja e shkollave, Rama: Do të rritet transetimi i virusit, por mbyllja do të kishte pasoja të pallogaritshme

11:54 | 07/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama foli sot për vendimin për të hapur shkollat në kushtet e krijuara nga koronavirusi.

Rama tha se dihet që me hapjen e shkollave do të rritet numri i infektimeve nga koronavirusi, por sipas tij, mbyllja e shkollave do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët.

Ndërsa për “RTSH shkolla”, Rama tha se do të vijojë paralelisht mësimin online, duke iu shërbyer nxënësve në shkolla kolektive, por edhe të gjithë nxënësve për të përvetësuar dijet e tyre në lëndë të caktuara.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Deklarata e plotë

Jemi në gjendje të ofrojmë një rrugë alternative mësimi për të gjithë nxënësit, sidomos në kushtet e sotme, kur procesi arsimor është i sfiduar nga domosdoshmëria për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe familjeve. Ne e dimë se me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete. Por duke vlerësuar nga ekspertët këtë vendim dhe duke parë vendet e tjera, e pamë që mbyllja e shkollave ishte një lajm i keq dhe do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët, me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t’i llogarisim deri në fund.

“RTSH shkolla” ka një vlerë të madhe, jo thjesht për shkak të kësaj situate, që nuk e dimë kur do të mbarojë, por për dy aspekte të tjera: mundësia që i jepet çdo nxënësi kudo në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë, si dhe të plotësojë bindjen e vet për lëndë të caktuara, pasi mësimi do të jepet nga mësues të kalibrit të lartë.

Me këtë kanal ne do të lehtësojmë shumë barrën e familjeve dhe fëmijëve në zona të thella, ku është trashëguar sistemi i klasave kolektive. Vetë sistemi do të fillojë të adaptohet, duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktivitete të tjera në shkollë. Me këtë kanal iu ofrojmë të gjithëve cilësinë më të lartë të mësimdhënies në Shqipëri.

Tani jemi të detyruar t’iu mësojmë fëmijëve krejt të kundërtën e asaj që iu kemi mësuar deri më tani, që jepi dorën shokut, tako shokun, etj., dhe tani janë pikërisht këto që s’duhen bërë, por pa iu ngritur zërin. Nga ana tjetër do të ketë ngarkesë të shtuar edhe në klasa për mësuesit. Që të mos humbasësh durimin në këtë proces, do të thotë që të jesh edhe shumë më tepër prind, madje prind shumë i veçantë, se dhe prindi e humb durimin.

Është një sfidë e madhe psikologjike edhe për mësuesit vetë, sepse ky nuk është eksperiment një-javor, por një mënyrë e re të jetuari në hapësirën e shkollës. Mësuesit duhet të jenë të superduruar, që mos të shkelin ata vetë rregullat, sepse janë në sy të të gjithëve dhe shembulli negativ imitohet në sekondë.

Etiketa: fëmijëtHapja e shkollaveKryeministri Edi RamaMesimi onlinePandemia e koronavirusitrritet numri i infektimeve

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para

Thaçi: Me marrëveshjen e 4 shtatorit ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com