Pas hapjes së negociatave me BE-në, e cila përkon dhe me konferencën e parë ndërqeveritare kryeministri Edi Rama reagon sërish. “Ditë historike”, shkruan Rama.
Rama krahas shkrimit ka publikuar edhe një foto album ku shihet mes krerëve të unionit.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen sot në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.
Kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Dimitar Koveçevski u pritën nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Fiala, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.