Ministri i kulturës së Arabisë Saudite Awad al Awad, ka njoftuar se qeveria ka vendosur që nga marsi i vitit 2018 do të rihapen kinematë, të cilat janë ndaluar që nga vitet 1980.
Hapja e kinemave integron dy shtylla themelore të programit “Vizion 2030”: Inkurajimin shoqërisë duke përfshirë një sektor argëtimi dhe duke nxitur ekonominë që krijon mundësi për të gjithë popullatën.
Në muajt e fundit, ai ka shfuqizuar disa masa kufizuese të vendosura edhe ndaj grave, duke u dhënë atyre më shumë liri. Gratë u lejuan të shkojnë në stadiume, në koncerte dhe së fundmi në kinema.