Partia Demokratike reagoi sërish për tërheqjen e kryebashkiakut të Kavajës nga dorëheqja. Permes nje mesazhi ne facebook, deputeti i Partise demokratike Eduard Halimi
Halimi tha sot se Alibia e rilindasve me dëshmi penaliteti të paster ka rrënë ditën që Basha realizoi paketën e dekriminalizimit. Debati me alibite e dëshmive të pastra që tundte Edi Rama 2 vjet më parë per rilindasit me rekorde të tmershme kriminale, ka ikur. Rilindasit bëjnë sikur e kanë harruar, por rekordet e tmershme kriminale janë aty.
Ai vijon se ligji shqiptar, ligji italian, ligji francez dhe cdo ligj i vendeve anëtare të KiE, parashikojnë qartë se dëshmia e penalitetit me kalimin e afateve, mbulon për publikun rekordin kriminal, por rekordet kriminale janë aty për organet ligjzbatuese. Prandaj ligji për dekriminalizimin bën ZERO vleren e deshmisë së penalitetit.
Rekordet e tmershme kriminale nuk fshihen. Basha po e fiton betejën për politikë të pastër. Rilindja vetëm sa bëhet gazi i botës me alibite qesharake që nxjerr shton Halimi.