• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hakerimi i TIMS/ Drejtori i sigurisë në AKSH paralajmëron sulme të tjera kibernetike

11:42 | 13/09/2022
në I pakategorizuar
0

Drejtori i Sigurisë në AKSHI, Enis Ylli ka paralajmëruar se mund të ndodhin sulme të tjera kibernetike në sektorë të tjerë në vendin tonë, pas atij të e-albania dhe sistemit TIMS. I ftuar në A2 CNN, Ylli theksoi se të gjithë duhet të jenë në alarm, pasi qëllimi i hakerave është krijimi i destabilitetit në vend.

“Duhet të dimë që duhet të qëndrojmë në alarm. Nuk është vetëm sektori bankar por edhe sistemi zgjedhor, energjetika dhe gjithçka që na prek në përditshmërinë tonë se qëllimi është krijimi i destabilitetit në vend. Kjo është luftë që do vazhdojë ne duhet të mësohemi me ekzistencën e saj”.

Lexo edhe

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Duke i cilësuar sulmet kibernetike si luftën e shekullit të 21-të, Ylli thekson se duhet investuar më shumë në monitorim, ndërsa vlerëson mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Që të kuptohet rëndësia e sulmeve kibernetike që është lufta e shekullit 21. Ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe jemi mbështetur. Ajo që duhet investuar është pjesa e monitorimit. 7 miliardë dollarë ka investuar Irani në hakerim, Shqipëria e ka buxhetin sa gjysma e kësaj shume. Ne po bëjmë analizim të situatës për t’ju përgjigjur në përpjestim të drejtë riskut. Deri në këto momente siguria që kemi vendosur është në përpjestim me riskun tonë, nëse ky risk do të rritet do të kërkojë analizim dhe fokusim më të madh në sigurinë kibernetike të Shqipërisë”.

Lidhur me daljen në shitje të të dhënave të TIMS, Ylli theksoi se janë skeptikë për blerjen e tyre, pasi sipas tij, kostoja është e ulët për atë sasi të dhënash që pretendohet se kanë.

“Nuk kemi tentuar t’i blejmë dhe jemi skeptikë për të dhënat që pretendohet se kanë, se vetë fakti që këto të dhëna në atë sasi dhe çmim mund të mos jetë e vërtetë dhe duke studiuar të dhënat kjo kosto për të dhënat që kanë është shumë e ulët. Pse kërkohet kjo? Është për të krijuar destabilitet dhe shqetësim në popullatë”.

Nga analizat e deritanishme, në bashkëpunim me FBI dhe Microsoft për të cilat Ylli bën të ditur se kjo vjen nga lufta që kanë dy palët në Iran, qeveria dhe opozita iraniane.

“Te ne janë bërë dy investigime paralele me FBI dhe Microsoft të dyja nuk kanë treguar për marrjen e informacioneve sensitive. Sulmi i 15 korrikut dhe i 9 shtatorit, të dy infrastrukturat janë të ndryshme nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Na u desh dy muaj për investigimi të mirëfilltë ndaj duhet të presim akoma. Nga studimet tona Shqipëria është një dëm kolatereal që vjen nga lufta që kanë dy palët në Iran, qeveria dhe opozita iraniane. Qëllimi ishte krijimi i destabilitetit në vend dhe AKSHI ofron mbi 1200 shërbime për qytetarët dhe mungesa e tyre do të sillte kaos dhe do zgjeronte efektin në sistemet tona”.

Ai thotë se partnerët mund të ndërhyjnë vetëm në strukturat mbrojtëse dhe jo në të dhënat.
“Tek të dhënat, jo por te struktura mbrojtëse po. Për Ballkanin ka pasur asistencë të shtuar nga NATO, por kjo po ndodh në të gjithë botën. Dje dolën informacione sensitive të NATO-s nga Portugalia”.

Sipas Yllit është e vështirë ta marrësh veten shpejt nga një sulm i tillë, që kalon në disa faza, pasi ndërhyrja në vendin tonë kishte nisur që në vitin 2021.

“Ndërhyrja kishte nisur në maj të 2021, kjo është nxjerrë nga raportet se ne kemi dhënë miratimin që çdo gjë të zbardhet për publikun, duhet kuptuar që një sulm i tillë nuk është aq i thjeshtë dhe nuk kërkon aq pak kohë, sulmi ka nisur në një infrastrukturë tjetër që nuk është e menaxhuar nga AKSHI dhe kjo është faza e parë.

Sulmet kibernetike kalojnë në disa faza; i pari është kompromentimi, pika hyrëse më pas sistemi i mbrojtjes së sigurisë dhe më pas në zbatimin e planit të menduar që në fillim. Nëse do të ishte sulm i thjeshtë nëse do të kishim aksesuar makinën e parë të kompromentuar, do ta kishim shkatërruar atë makinë. Është e vështirë ta marrësh veten shpejt nga një sulm i tille dhe për ta marrë veten shpejt duhet të kesh politikë për përgjigjen e incidenteve të tilla. Kjo tregoi që ne politikat i kishim të sakta”./A2CNN

Etiketa: AKSHIhakerimisulmeTIMS

Të Lidhura

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

nga 27
23:25 | 28/01/2023
0

Vijon debati mes Valbonës dhe Armaldos edhe në ‘Prime’. Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam...

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

nga 27
23:21 | 28/01/2023
0

Maestro u caktua nga Vëllai i Madh që të hapte kutinë e ‘Pandorës’. Në kutinë e Pandorës, Vëllai i Madh...

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

nga 27
23:17 | 28/01/2023
0

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u rikthye në shtëpi. Nuk kaloi as një orë nga eliminimi dhe Xhoni u rikthye...

Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

nga 27
23:13 | 28/01/2023
0

The Dan Bongino Show, një nga programet më të ndjekura në SHBA ka komentuar dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles...

Para
Rritja e çmimit të naftës/ Reagon Partia e Lirisë: O Bord komunist boll vodhët

Vasili i bën kërkesë Ramës, i kërkon informacion për kullat në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com