Komisioneri për zgjerimine BE-së Johanes Hahn, tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për plotësimin e 5 prioriteteve. Deklarata e Hahn, në tyrezën e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Në takim, kryeministri Rama ka deklaruart se qeveria është e angazhuar për miratimin e reformës në drejtësi, pasi kjo përbën ndikim në përmbushjen e prioriteteve. Rama ka theksuar se reforma ka ndikim në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.
Ndërsa deputetja e opozitës Majlinda Bregu, ka shprehur rezervat e saj në emër të opozitës, duke theksuar se duhet intensifikuar ritmi për realizimin e prioriteteve.