Deputetja Mimoza Hafizi në një prononcim për “Ora News” thotë se ka depozituar një kongresë për shtimin në rend të ditës të tre pikave, atë të hapjes së procedurave për zgjedhjen e kryetarit të PS-së me parimin një anëtar një votë. “Por kjo nuk është bërë pasi Kongresi duke thyer normën statutore nisi punën pa miratimin e rendit të ditës”
Kërkesa është firmosur nga deputetja Hafizi dhe Arta Dade. Por në rend të ditës nuk është shtuar as pika për referendumin. “Shoh se nuk ka një propozim për përfshirjen në rend të ditës së kërkesës për referendum. Them se mbase kjo ide nuk vazhdon më tutje, por jam në pritje sepse kaq di” tha ajo në një prononcim për Ora Neës nga Pallati i Kongreseve në orën 14: 30 minuta.
“Nëse sot mbyllet rruga e zgjedhjeve, është rrugë e mbyllur njëherë e përgjithmonë, sepse Kongresi është e vetmja instancë ku zgjedhjet mund të hapeshin, por nuk do të thotë se beteja për demokratizimin e PS ka mbaruar”