Hackerët Iranianë janë shfaqur sërish aktiv mbrëmjen e sotme teksa kanë publikuar të dhëna personale të ish-Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo. Gijotina.com ka siguruar dokumentin me të dhënat e publikuara, ku përfshihen të dhënat e anëtarëve të familjes, numra telefoni, të dhënat e pasaportës dhe udhëtimet jashtë vendit të ish-drejtorit të SHISH.
Në dokumentet shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.