Të dielën më 1 tetor në Katalonjë do të mbahet referendumi për pavarësinë e këtij rajoni dhe kurrsesi nuk mund të mungonte një koment i Pep Guardiolës për këtë ngjarje historike të vendlindjes së tij.
Trajneri i Manchester City në konferencë për shtyp është shprehur:“Do të ishte një rezultat i mirë nëse do të ishim në gjendje të votonim, siç tha Pique dje. Nëse njerëzit mund të shprehin paqësisht dhe me liri, shpresojmë se do të jetë një festë e demokracisë”.
Guardiola është i lindur në Santpedor të Katalonjës, ndërsa mes viteve 1995-2005 kishte veshur edhe fanellën e kësaj përfaqësueseje, e cila nuk është e njohur nga FIFA dhe UEFA.