Eurodeputeti britanik Steven Woolfe, ka humbur ndjenjat pas një sherri të dhunshëm që shpërtheu gjatë një mbledhjeje të euro-skeptikëve. Ai është tranferuar menjëher në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën.
Lideri i Partisë UKIP i cili njihet për pikëpamjet e tij kundër Bashkimit Evropian dhe migrantëve, Nigel Farage, në një deklaratë në lidhje me zhvillimet, theksoi se anëtarët PE-së nga UKIP janë transferuar në spitale pas përleshjes që ka ndodhur mes tyre në Strasburg ku po zhvillonin një takim.
“Ndihem thellësisht i pikëlluar nga humbja e ndjenjave dhe transferimi në spital i Steven Woolfe, nga mosmarrëveshja që ndodhi gjatë mbledhjes së anëtarëve të PE-së nga UKIP këtë mëngjes”, tha Nigel Farage.
https://youtu.be/VDyB2DQ8p2s