Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj të arrestuarve në operacionin e fundit të SPAK.
Seanca nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Ajo pritet të rifillojë në orën 11:00.
Hetimet e SPAK lidhen me disa grupe kriminale të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge. Sipas dosjes, paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe në bregdet.
Nga operacioni janë lëshuar masa sigurie për 15 persona me burg dhe 5 të tjerë me arrest shtëpie. Në pranga deri tani janë vënë 4 persona, mes tyre edhe biznesmeni i ndërtimit Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi.
Dosja hetimore tregon se gjatë viteve 2018–2021 janë zhvilluar takime jashtë vendit, në vende si Spanja, Gjermania, Monako dhe Aruba, ku dyshohet se janë koordinuar veprimet mes personave të përfshirë në trafik droge dhe investime në prona.
Sipas hetimeve, një pjesë e parave janë futur në Shqipëri përmes sistemit “hawala”, më pas janë përdorur për blerje pronash dhe investime në ndërtim. Në disa raste dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara për prona në zonën e Zvërnecit dhe në bregdet.
Prokuroria thotë se pronat më pas janë kaluar nga një dorë në tjetrën për të humbur gjurmët e origjinës së parave dhe më pas janë përdorur në projekte ndërtimi, përfshirë kulla në Tiranë dhe vila në Palasë.
Gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestrim preventiv mbi rreth 128 milionë euro, që lidhen me transaksione të kompanisë “Albania Land Development”.
EMRAT PËR TË CILËT ËSHTË LËSHUAR MASË SIGURIE DHE AKUZAT
Ardian Zykaj – “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “ Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Alfredo Hamzai – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Adrian Rama – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Erjon Rama – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Orgest Birçaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Orest Sota – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Elton Memeti – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Artur Shehu – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Leonard Bishaj – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Arben Ismailaj – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Edmond Jaupi – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”
Besnik Myftari – “Pastrim penale veprave e kryerjen për dyshuar 287/3 neni nga parashikuar herë një se shumë më dhe bashkëpunim në kryer kriminale”.
Dritan Aga – “Trafikimi i narkotikëve”, , “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Luçiano Koçeku – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dino alias Abedin Koçeku – “Trafikimi i narkotikëve”, , “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ervin Koçeku – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Astrit Vladi – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Kastriot Vladi – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gezim Islami – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ilir Shtufi – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
gijotina.com/








