Një krim i rëndë në familje është shënuar në fshatin Barbullush të bashkisë Vau i Dejës në Shkodër.
Mësohet se shtetësja, Mirela Buzalli 35 vjeçe ka vrarë në gjumë me sopatë bashkëshortin e saj shtetasin Shkelzen Buzalli 45 vjeç, informon policia e Shkodrës.
Policia është njoftuar sot (18.07.2016) për krimin e ndodhur gjatë natës.
Më pas 35 vjeçarja është dorëzuar vetë në Komisariatin e Policisë Vau Dejes.
Grupi hetimor kryen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.